Krerët e vendeve të BE-së nisin sot samitin në Bruksel

E Enjte, 17 October 2019 08:31

Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t'u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian, pritet të jenë temat kryesore në agjendën dyditore në Samitin e BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.

Në takimin e krerëve të vendeve të BE-së nuk do të prezantohen dokumentet ligjore për Brexit, ndonëse negociatorët britanikë dhe ata evropianë kanë arritur një marrëveshje për largim, duke ndaluar regjimet tatimore në vlerën e shtuar më 16 tetor.

Një marrëveshje eventuale mes këtyre dy palëve duhet të miratohet dhe nga legjislaturat e Britanisë dhe bllokut evropian

Përgjigjja e Bashkimit Evropian për operacionin e Turqisë në verilindje të Sirisë, do të jetë po ashtu temë e diskutimit, pasi BE-ja ka marrë një hap simbolik duke kufizuar dërgimin e armëve në Turqi, teksa ka lënë si mundësi vënien e embargos për dërgimin e armëve në Turqi.

Sipas një marrëveshjeje të arritur më 2016, Turqia është pajtuar që të frenojë valën e migrantëve si pasojë e konfliktit në Siri dhe ka strehuar rreth 3.6 milionë persona në territorin e vet.

Buxheti do të jetë temë tjetër, sidomos ai i periudhës 2021-2027.

Nëse Britania largohet nga BE-ja, Brukseli do të përballet me rreth 15.4 miliardë dollarë më pak secilin vit.

Bashkimi Evropian pritet të diskutojë edhe për reformim të procesit të zgjerimit.

Këtë javë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u janë dhënë datat për nisje të negociatave për anëtarësim në BE.

Përveç tjerash, kësaj here në samit do të diskutohet edhe për ndryshimet klimatike./Rel

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...