Shefi i ekzekutivit ka zgjedhur rrjetet sociale si një prej mediumeve për të shpërndarë propagandën e tij. Këtë të enjte, në faqen në Facebok të Ramës janë shpërndarë disa nga fjalimet nga foltorja e Kuvendit të ministrave të qeverisë së tij.
Mes tyre, ishte edhe ai i Elisa Spiropalit, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Teksa Elisa ligjëronte, transmetohej drejtpërdrejt në FB e Ramës. Ajo që u vu re ishte një “lumë” komentesh negative kundër saj. Por, për ta zgjidhur këtë kanë menduar ‘kuruesit’ që administrojnë faqen e Ramës.
Vihet re se shumë nga komentet negative kundër Spiropalit, kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, janë fshirë shpejt nga faqja.