“Me programin e PD-së, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj, “ theksoi sot në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri.
"Që Shqipëria të dalë nga mjerimi migjenian ku e zhytur Edi Rama, - nënvizoi Pampuri, - i duhet një qeveri e ndershme, e cila nuk punon për klientët e kryeministrit, por për mirqenien e qytetarëve të saj. Partia Demokratike është e gatshme ta kryejë këtë mision.
Me programin tonë, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj. Ne kemi njerëzit më të mirë për ta realizuar këtë program dhe vullnetin politik për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën."