Bizneset italiane në Shqipëri: Situata ekonomike po përkeqësohet

E Enjte, 17 October 2019 15:35

Bizneset italiane që operojnë në Shqipëri deklarojnë se situata ekonomike dhe aplikimi i taksave e kanë vështirësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Në një deklaratë të përbashkët, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA dhe Confindustria Albania deklarojnë se rritja ekonomike gjatë këtij viti është përgjysmuar dhe parashikimet nuk janë pozitive për të ardhmen. “Shumica e bizneseve italiane dhe ato të huaja në përgjithësi, ashtu si dhe firmat shqiptare, japin sinjalin se shumë gjëra nuk po funksionojnë ashtu siç është premtuar, duke e vështirësuar krijimin apo zhvillimin e veprimtarive ekonomike – burimi i vërtetë i të ardhurave dhe punësimit”,- thuhet në deklaratë.

Bizneset italiane shprehin rezerva dhe për sjelljen e administratës “Funksionimi i administratës publike gjithashtu ka krijuar shqetësim ndër investitorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga nëpunësit publikë që kanë tendencën t’u shmangen vendimeve për të cilat ata do të duhej të ishin kompetentë, si dhe çdo lloj forme dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me bizneset; biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura. Këto pengesa jo vetëm shtojnë mosbesimin e bizneseve që operojnë në Shqipëri me pasoja negative në synimet e tyre për investime, por kontribuuojnë edhe në përkeqësimin e perceptimit të riskut të Vendit dhe për tërheqjen e cilitdo investitor të mundshëm”,- thuhet në reagimin e bizneseve italiane në Shqipëri.

Deklarata e plotë e bizneseve italiane në Shqipëri

Dhomae Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA dhe Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri i kanë ndjekur me shqetësim shifrat e publikuara së fundmi nga INSTAT lidhur me rritjen e PBB për temujorin e dytë të këtij viti.

Referuar shifrave në fjalë, rritja e PBB, për të dytin tremujor rradhazi, është rreth 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas parashikimeve të Qeverisë, rritja do të duhej të ishte 4,3% në vitin 2019 dhe 4,4% për 2020-ën. Parashikimet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar – që ishin më të moderuara – u ripanë më pas në ulje, 2,9% për vitin 2019. Prej disa tremujorësh tashmë, ekonomia shqiptare nuk po rritet me një ritëm që të mund të çojë drejt rritjes së punësimit dhe përmirësimit të pagave. Një rritje ekonomike prej 2,31% nuk mund të konsiderohet e kënaqshme dhe as e mjaftueshme për të gjeneruar vende të reja pune, apo për t’iu rikthyer nje cikli ekonomik rritës.

Jo vetëm rritja ekonomike është thuajse e përgjysmuar krahasuar me parashikimet e Qeverisë për vitin 2019, por është e përgjysmuar edhe në krahasim më normën e rritjes së vitit 2017 (4%) dhe të vitit 2018 (4,2%). Megjithëse nuk mund të mohohet se përkeqësimi i të dhënave të rritjes ekonomike në tremujorët e fundit varet pjesërisht nga faktorë të jashtëm e të paparashikueshëm, si reshjet e pakta të shiut në këta muajt e fundit, gjithsesi do të ishte kufizuese nëse analiza e ketyre indikatorëve negativë do t’i atribuohej thjesht prodhimit më të ulët të energjisë elektrike në Vend.

E vërteta shqetësuese është se shifrat në fjalë varen edhe nga një përkeqësim progresiv i klimës së biznesit që është rënduar edhe më shumë këtë vitin e fundit. Shumica e bizneseve italiane dhe ato të huaja në përgjithësi, ashtu si dhe firmat shqiptare, japin sinjalin se shumë gjëra nuk po funksionojnë ashtu siç është premtuar, duke e vështirësuar krijimin apo zhvillimin e veprimtarive ekonomike – burimi i vërtetë i të ardhurave dhe punësimit. Funksionimi i administratës publike gjithashtu ka krijuar shqetësim ndër investitorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga nëpunësit publikë që kanë tendencën t’u shmangen vendimeve për të cilat ata do të duhej të ishin kompetentë, si dhe çdo lloj forme dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me bizneset; biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura. Këto pengesa jo vetëm shtojnë mosbesimin e bizneseve që operojnë në Shqipëri me pasoja negative në synimet e tyre për investime, por kontribuuojnë edhe në përkeqësimin e perceptimit të riskut të Vendit dhe për tërheqjen e cilitdo investitor të mundshëm. Pavarësisht këtyre, vëmendja e institucioneve duket se përqëndrohet vetëm në debatet politike, pa u thelluar në analizën e shkaqeve të vërteta të ngadalësimit ekonomik dhe të klimës në rritje të humbjes së besimit që duket ka përfshirë të gjithë sipërmarrësit, duke preferuar, në vend të kësaj, të gjendet faji tek ndikimi i faktorëve të jashtëm. Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri dhe Confindustria Albania, kërkojnë angazhimin e menjëhershëm të Qeverisë, të nëpunësve të saj dhe të të gjitha institucioneve, përfshirë dhe shoqatat e biznesit, për t’u përqëndruar në efikasitetin e reformave dhe që të vihen në zbatim të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dhënë qartësi, siguri dhe parashikueshmëri, mjedisit të biznesit në respekt të rregullave të drejta, të përbashkëta dhe transparente. Sa u tha më sipër është themelore për një rritje të qëndrueshme, që të mund të përmirësojë kushtet e jetesës së popullit shqiptar e të përafrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian, me shpresën për të ndalur largimin shqetësues të brezave të reja nga Vendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...