Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në Syri Tv duke komentuar ngjarjet e ndodhura në Unazën e Re si edhe arrestimin e protestuesve, bëri të ditur se janë dokumentuar të gjithë policët dhe drejtuesit e tyre që duke shkelur ligjin kanë firmosur urdhëra të paligjshëm.
‘Le të më japin një shembull në botë që protestat nuk bëhen në rrugë. Edhe vetë policia kur ka protesta bllokon rrugën. Kodi penal për bllokimin e rrugës nuk ka lidhje me protestën se kjo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Por një prokurore që nuk ka lënë dosje kriminale pa fshehur dhe shkatërruar sigurisht do merret me protestuesit. Kjo prokurore ka nisur hetime vetëm për qyterarë të ndershëm të këtij vendi. Një prokurore që merret me shpifje ndaj banorëve të Unazës. Mua më mbajtën në parapagburgim për dy ditë se i kisha thyer krahun një polici. Po kalon 6 muaj, a mund ta shikoj grafinë ku është kjo dora e thyer e policit. I garantoj që do të përfundojnë në kokërr të burgut. Të gjithë ata që kanë kapur në shpifje, në pengesën e qytetarëve për të protestuar do mbajnë përgjegjësi penale. I kemi të gjithë emrat.
Deri sot 12 muaj protestuesit kanë kërkuar dialog me qeverinë, dhe e kam thënë në cdo fjalim pro dialogut jo dhunës. Dhe zgjidhje ka pafund. Dhe Sandër Lleshaj ditën që unë u arrestova tha se zgjidhja duhet të jetë insitutuicnale, Le të japin orën dhe datën. Po mua më çudit ç’punë ka Lleshaj me këtë punë. Në vend që të çojnë njerëz për të dialogur çojnë njerëz për ti dhunuar.’-tha Balliu