Përgjigjen negative për negociata me BE qytetarët shqiptarë e konsiderojnë sa zhgënjyese edhe të pritshme. Sipas tyre pavarësisht problemeve që mund të kenë mes vetes vendet e Bashkimit Evropian, faji më së shumti është i qeverisjes shqiptare.
Përgjigjja negative për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE ka ngjallur debatin politik, por ka shtuar edhe zhgënjimin e shqiptarëve. Për ta shkak nuk janë problemet e brendshme të unionit, por ndikim ka niveli i kriminalitetit, trafiku i drogës dhe drejtësia shqiptare. Ndaj për ta, "JO-ja" ishte e pritshme.
"E zhgënjyer totalisht"
"Nuk i ka plotësuar, kjo është e dukshme, ne jetojmë përditë këtu"
"Me problemin e korrupsionit, krimit të organizuar, pandëshkueshmërinë"
Por të tjerë shprehin zhgënjimin e tyre duke e konsideruar vendin tonë gati për të nisur rrugën e anëtarësimit në BE.
"Nuk e prisnim, ishte diçka e paarsyeshme sepse Shqipëria i ka plotësuar kushtet"
"Të zhgënjyer"
"Ndoshta 100% jo, por për tu filluar negociatat po."
Kryeministri Edi Rama menjëherë pas rezultatit negative u shpreh se faji qëndron te problemet e brendshme që kanë vendet e unionit me njëra tjetrën dhe se nuk lidhet me Shqipërinë, por pavarësisht kësaj më së shumti qytetarët fajin ja lënë keqqeverisjes.
"90% në këtë rast lojën duhet ta luante qeveria shqiptare"
"70% është problemi jonë, 30 % është problemi i BE"
Samiti i majit të 2020 është afati i radhës në të cilin Shqipëria pret të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave, e deri atëherë, shqiptarëve u mbetet vetëm të shpresojnë.