Ish-deputeti demokrat Genc Pollos, në një postim në tëiterr shkruan se kryeministri holandez, Mark Rutte thotë se Shqipëria ka problem me ndarjen e pushteteve që sipas tij tregon se Rama i ka mbledhur pushtetet të gjitha në një dorë.
Sipas Pollos kaq mjafton që të heqin statusin e vendit kandidat jo më sipas tij të pranohet hapja e negociatave.
“Kryeminstri holandez Rutte thotë se Shqipëria ka problem me ndarjen e pushteteve (dmth Rama i ka mbledhur në një dorë). Këtë e thonë prej kohësh në Shqipëri. Vetëm kaq mjafton në parim që të të heqin statusin kandidat! Jo më të të çelin negociatat!”, shkruan Pollo.
Ndërsa në komentin e publikuar nga ky i fundit, tregohet se si është komentuar deklarata e Ruttes nga mediat e huaja ku i kushtohet rëndësi kësaj pike, pra për ndarjen e pushteteve dhe rëndësisë që ka në procesin e integrimit.
“Diskutimet mbi zgjerimin e BE-së janë “shtyrë” në Këshillin tjetër Evropian, u tha gazetarëve kryeministri Hollandez Mark Rutte. Ai tha se udhëheqësit kishin diskutuar “gjatë” reformave në procesin e pranimit, konkretisht në lidhje me lëvizjen e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve “çështje ku ne gjithashtu kemi shqetësime me Shqipërinë” më shumë drejt fillimit të bisedimeve”.