Brukseli i nxori kartonin e kuq Ramës! Thirrje qytetarëve: Të ngrihemi

Hënë, 28 October 2019 15:33

Deputeti Lefter Maliqi tha se Brukseli i dha kësaj qeverie kartonin e kuq, pasi nxiu vendin me krim dhe korrupsion, e mbushi me ngjyrë të gjelbër, pasi e kanabizuan.

“Si mund të hapeshin negociatat kur krimi i organizuar, çpopullimet dhe azilet ekonomike dhe politike, kur janë të kapura institucionet, kur varfëria ka pllakosur vendin. Këta morën në qafë edhe vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut.

Nga t’ia nis nga Berati, nga fshatrat e Tiranës, që kanë mbetur pa investime. Kryetarët e Bashkive janë kthyer në drejtorë Rajonesh, që të gjithë tenderat i realizojnë dy persona, dhe një person që ndodhet në krahun e Kryeministrit.

Del Kryeministri qesh, hap këmbë e krahë, kruan kokën dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Emërimet i kryejnë 3 persona, njërin që e ka në krah dhe dy të tjerë. Nuk mban më ujë pilafi, krizae rëndë ekonomike dhe politike ka pllakosur këtë vend. Duhet zgjidhje dhe zgjidhja vjen nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe bashkiake.

Këta duan të varfërojnë popullin që t’a kenë nën kontroll. Unë nuk jam as me Bashën që del bën miting atje dhe ndez dritat. Ka ardhur koha që njerëzit të dalin para Kryeministrisë dhe të mos ikin më”, tha Maliqi.

Në vijim ai shtoi se vendi nuk ka nevojë për fjalë të bukura, por për t’u ngritur me alarm.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...