Kandidati i Ramës të shkarkohet/ Prokuroria: Kajmaku fshehu arrestimin në Greqi

Hënë, 28 October 2019 16:41

Hetimi i iniciuar nga Partia Demokratike për kandidatin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku, ka dalë në përfundimin se ky person që mbante emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi.

Në hetimin e saj, prokuroria ka siguruar prova se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person.

 

Sipas akuzës, Kajmaku e ka fshehur arrestimin dhe duhet të shkarkohet nga funksionet publike.

 

‘Prokuroria ka dalë në perfundimin se Agim Kajmaku duhet të skualifikohet menjëherë nga funksioni publik’, u shpreh Gazment Bardhi gjatë konferencës për mediat.

‘Nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim.

Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij.

Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga ‘Jorgo Toto’ në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit’, thuhet në hetimin e prokurorisë.

Modifikuar më Hënë, 28 October 2019 17:09

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...