Godet Gent Cakaj: BE si a hapi negociatat, ngaqë i kishim plotësuar kushtet

Tuesday, 29 October 2019 21:55

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk është bërë sepse këto dy vende i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura.

Në studion e emisionit "Tempora", Cakaj tha se vendimi ka lidhje me problemet e brendshme që kanë vendet anëtarë për të ardhmen e Evropës.

Gent Cakaj: Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës.

E dyta sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën.

Ministri sqaroi se kushtet e Bundestagut nuk kanë qenë kushte për çështjen e hapjes së negociatave

Login to post comments