Presidenti Ilir Meta e ka parë me shumë optimizëm për çeljen e negociatave të vendit, marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia. Nga ky shtet ku ai po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta ka shkruar sot në Fb:
"Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkovi?, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona. Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.
Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.