Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, i është përgjigjur ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, pas kjo e fundit tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2021 dhe PD duhet të presë deri atëherë që të rikthehet në Kuvend, për të zenë vendet që i la me dëshirën e saj.
“Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut nuk ngjan me traun e doganës, që e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Bardhi në një postim.
Sipas tij, Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë & BE. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.
Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!”, shkruan Bardhi.