Prokuroria bllokon punën për gjetjen dhe identifikimin e viktimave të komunizmit

E Enjte, 31 October 2019 18:09

Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Zhdukur (ICMP) njoftoi të Enjten në Tiranë se ka identifikuar dy nga 13 viktimat e komunizmit të gjetura në varrin masiv 313 në Dajt gati një dekadë më parë por progresi i mëtejshëm për identifikimin e disa prej mijëra viktimave të regjimit komunist u bë i pamundur për shkak të sjelljes jobashkëpunuese dhe efektivisht bllokuese të prokurorive të Tiranës dhe Fierit.

“Familjet e mbi 6 mijë personave të zhdukur gjatë regjimit komunist vijojnë të presin për përgjigje, shumë tepër kohë pas tranzicionit nga regjimi komunist në demokraci” deklaroi për mediat Matthew Holliday, drejtues i programit për Ballkanin Perëndimor në ICMP të Enjten.

“Ne jemi ende duke pritur që prokuroria e Fierit dhe ajo e Tiranës të lëshojë urdhrat për gërmimet në varrezat e Dajtit dhe Ballshit,” shtoi ai.

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Monica Bilayte, drejtuese e seksionit për çështje politike, ekonomike dhe të informacionit në Delegacionin e BE-së në Tiranë.

“Ka rëndësi absolutisht kritike që prokurorët përgjegjës të lëshojnë urdhrat për të gërmuar në vendvarrimet e Dajtit dhe Ballshit ndërkohë që ministritë e linjës dhe bashkitë bëjnë pjesën e tyre të punës,” tha Bilayte.

Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Fierit nuk iu përgjigjën pyetjeve me sms dhe email të BIRN mbi akuzat e ngritura nga Holliday dhe Bilayte.

Projekti i ICMP, i cili nisi dy vjet më parë, pritet të përfundojë në fund të këtij viti, por Holliday tha se është bërë sakaq kërkesa për vijimin e tij me shpresë se më shumë viktima të komunizmit do të mund të identifikohen.

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda theksoi me forcë gjatë konferencës për shtyp se qeverisë aktuale “nuk i mungon vullneti” për të çuar procesin përpara, por afro një nga dy vitet e projektit u humbën fillimisht për ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë dhe ICPM në parlament dhe me më pas me siglimin e marrëveshjes mes ICMP dhe Ministrisë së Brendshme. Në vitin e dytë të projektit, ICMP priti për urdhrat e prokurorive, të cilat duhet të autorizojnë dhe mbikëqyrin gërmimet. I vetmi urdhër i lëshuar deri tani nga prokuroria lidhet me lejimin e ekspertëve të ICMP-së të analizojnë eshtrat e zbuluara afro një dekadë më parë nga gërmimet e kryera privatisht nga familjarët.

Në shkurt të vitit 2010, disa familjarë të të zhdukurve gjatë kohës së komunizmit kryen gërmime private në një zonë të njohur si varri 313 pranë fshatit Linzë në Dajt, ku besohet se janë ekzekutuar dhe groposur në varre pa emër një pjesë e viktimave të komunizmit. Prokuroria e Tiranës hapi në atë kohë hetime, të cilat nuk identifikuan asnjë nga viktimat e gjetura. Afro një dekadë më vonë, prokuroria lejoi ICMP të kryejë një vëzhgim të dytë të eshtrave të gjetura, të cilat janë ruajtur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. ICMP mblodhi kampionë gjaku nga disa prej familjarëve të të zhdukurve dhe arriti të ballafaqojë ADN-të për identifikimin përfundimtar të dy prej 13 personave.

Emrat e personave të identifikuar mbahen konfidencialë. Holliday nga ICMP theksoi se funksioni i këtij komisioni është që të asistojë autoritetet shqiptare me ekspertizë, por procesi duhet të mbetet një hetim ligjor mbi zhdukjet e kohës së komunizmit, hetim që duhet të kryhet nga prokuroritë shqiptare.

“Ne nuk mund të shkojmë në terren pa një urdhër gjykate. Ajo për të cilën po flasim këtu është për mbledhjen e provave të cilat mund të përdoren në hetime kriminale. ICMP nuk mundet thjeshtë të shkojë të gërmojë. Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me autoritetet, në bashkëpunim me prokurorinë. ICMP i përqaset kësaj çështjeje si një çështje e sundimit të ligjit,” tha Holliday.

“Ne shpresojmë që prokurorët do të angazhohen menjëherë për të çuar përpara gërmimet për hatër të familjeve,” shtoi ai.

Plani fillestar i ICMP ishte që të identifikonte mbetjet e eshtrave të zbuluara në Dajt në vitin 2010 dhe të kryente gërmime të mëtejshme në terren në Dajt dhe në Ballsh, ku gjendet një varrezë tjetër e njohur e një kampi përqendrimi të përdorur për punë të detyruar nga regjimi komunist. Sipas ICMP-së, deri tani rreth 600 shqiptarë kanë raportuar për të humburit e tyre në faqen e internetit të ICMP-së ndërsa rreth 50 familjarë kanë dhënë gjak për analizat e ADN-së.

Pyetur nëse ai shihte mungesë vullneti politik për kryerjen e këtij procesi, Holliday refuzoi të përgjigjet prerazi, por theksoi se prokurorët po marrin shumë tepër kohë për të dhënë urdhrat e gërmimeve.

Një numër i panjohur shqiptarësh u zhdukën ose u ekzekutuan me ose pa gjyq gjatë regjimit komunist. Shifra e përafërt është rreth 6 mijë vetë. Shqipëria është nga të paktat vende të Europës Lindore që nuk është përballur me të shkuarën e vet përmes proceseve ligjore. Asnjë nga personat përgjegjës për krimet e komunizmit nuk është hetuar dhe vënë përballë përgjegjësisë për krim

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...