Çfarë mendimi ka Borchardt për këtë Kajmakun?

Premte, 01 November 2019 16:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë ditën e sotme vendimin për heqjen e mandatit ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. KQZ votoi me 5 vota pro, duke miratuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ky vendim është i një rëndësie të veccantë. E para sepse certifikon për të disatën herë faktin se Rama dhe alenca e tij me krimin në ccdo palë zgjedhje është një fakt i pakundërshtueshëm. Kujtojmë këtu se janë disa rastet e njerëzve të inkriminuar që Rama ka bërë kryebashkiakë.

Dhe e dyta, ky vendim hedh përfundimisht poshtë 30 qershorin, ato palo zgjedhje moniste që organizoi kjo mazhorancë.  Fakti që ligji i dekriminalizimit nuk u zbatua është një tjetër arsye që 30 qershori ra.

Për të gjithë këtë çështje kanë ardhur reagime të shumta, nga të gjithë faktorët dhe aktorët. Vetëm ky njeriu që i thotë vetes ambasador i OSBE-së në Tiranë, Borchardt.

Ky zotëria i ‘gishtit’, që i lavdëroi zgjedhjet e 30 qershorit nuk na thotë asnjë fjalë. Ska faj, e ka mendjen të ai gjest i neveritshëm që bëri.

Duhet të nënvizojmë se një zë i fuqishëm na erdhi nga Bashkimi Evropian para pak ditësh nga eurodeputetja franceze e grupimit të Demokratik dhe Identitar, Dominique Bilde. Ajo tha se Shqipëria është në një krizë të thellë  politike dhe se Komisioni Europian nuk jep një imazh të qartë të situatës në Shqipëri.

“Megjithëse Bashkimi Europian ishte i prirur t’i gjykonte zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor si “paqësore” dhe “të administruara mirë”, kjo është një thirrje shumë larg nga e vërteta, pasi pjesëmarrja ishte qesharake, e ulët (rreth 20%) për shkak të bojkotit të opozitës. Në fakt, në 31 nga 61 bashkitë, kandidonte vetëm një kandidat! A është kjo me të vërtetë situata e një vendi që i plotëson pretendimet tona “standarde evropiane?!:, ka deklaruar ajo për këtë çështje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...