Pas deklaratës së Yuri Kim/ Pse janë të alarmuar amerikanët në Shqipëri

Hënë, 04 November 2019 13:04

Ambasada amerikane në Tiranë postoi të dielën një mesazh në rrjetin social, Facebook duke ngritur disa pikëpyetje. Bashkë me një pyetje drejtuar shqiptarëve nëse besojnë tek teknologjia 5G për mbrojtjen e të dhënave, postohet edhe një artikull mbi rreziqet e kësaj teknologjie.

Qëllimi i të gjithë shkrimit është të shpjegojë se vende si Kina mund të keqpërdorin këtë teknologji. Më tej përmendet edhe emri i kompanisë Huawei, të kritikuar se qëndron pas shtetit kinez për të abuzuar me të dhënat personale dhe sigurinë e komunikimit.

SHBA ka vendosur të bllokojë këtë kompani në tokën e saj dhe po bën presion edhe ndaj vendeve të tjera që të mos bashkëpunojnë me të.

Para disa kohësh, SHBA ushtroi presion të fortë ndaj Gjermanisë për të mos bashkëpunuar me kompaninë kineze. Në krye të këtij presioni qëndronte ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell. Ky i fundit njihet si dora e Donald Trump në Europë dhe së fundmi është caktuar si i dërguar i posaçëm në rajonin tonë.

Nga ana tjetër, edhe gjatë seancës dëgjimore në Senatin amerikan, e nominuara për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim u pyet të paktën dy herë për rrezikun rus në Shqipëri. Ajo tha se narrativa e rrezikut rus nuk përbën problem në Shqipëri. Por ajo e vuri theksin tek rreziku i investimeve kineze në ekonominë shqiptare.

Kim nuk e vazhdoi më tej tezën e saj, por kohët e fundit në Shqipëri po flitet për teknologjinë 5G.

A është Uashingtoni i shqetësuar realisht për atë që po ndodh në Shqipëri? Koha do e tregojë shumë shpejt, me të njejtën shpejtësi me të cilën përparon teknologjia. syri.net

Modifikuar më Hënë, 04 November 2019 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...