Eurodeputetja Vaidere: Shqipëria të llogarisë viktimat e komunizmit, siç bëri me viktimat e fashizmit

Hënë, 04 November 2019 14:08

Inese Vaidere, deputete në Parlamentin Europian, ka folur sot nga Shkodra për nevojën që ka Shqipëria për të dënuar krimet e regjimit totalitar në Shqipëri dhe ballafaqimin me atë periudhë, që nuk është e lehtë.

“Parlamenti europian sapo ka kaluar rezolutën që lidhet me krimet e sistemeve totalitare dhe nuk ishte një proces i lehtë, - tha Vaidere. - Siç thashë, nuk ishte proces i lehtë. Por është e domosdoshme që të ketë një përllogaritje të humbjeve njerëzore nga sistemet totalitare.

Në vendin tim e kemi bërë dhe kemi një përllogaritje të viktimave nga fashizmi apo nazizmi dhe Shqipëria duhet të llogarisë dhe ballafaqojë shifrat e viktimave të komunizmit.

Nuk është e lehtë, edhe në Bashkimin Evropian në parlament kishte zëra kundër dhe kjo është e paimagjinueshme. Kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme, këto janë fytyrat e vuajtjeve të komunizmit dhe unë do t’i marr me vete dhe do t’i dërgoj në Parlamentin Evropian.

Sipas meje, Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të keni një dritë jeshile në të ardhmen, por nuk mund të them se kur do të ndodhë jo. Gjithsesi nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe të forcimit të sundimit të ligjit.

BE sigurisht që është një organizatë e rëndësishme dhe demokratike.  Në momentin që niveli i demokracisë do t’i afrohet nivelit të demokracisë së BE, normalisht që jeni të mirëpritur. “

Lidhur me refuzimin që iu bë Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE, Vaidere tha: “Jo-ja nuk ishte vendim i Parlamentit Evropian dhe unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...