Rrjeti 5 G/ Manjani: A do lejojë SHBA që Kina të ketë akses në një vend të NATO-s?

Hënë, 04 November 2019 15:18

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për projektin e qeverisë shqiptare për të futur në përdorim rrjetin e komunikimit 5G. Manjani shprehet se Shqipëria nuk është një treg i madh që mund të shqetësojë SHBA, por çështja e rrjetit 5 G lidhet direkt me sigurinë e komunikacionit në një vend anëtar të NATO.

“Sigurisht që betejën tregtare Amerika me Kinën nuk e ka lënë për ta bërë tek liçensa 5G në Shqipëri. Tregu modest i Shqipërisë nuk vlen as sa një kunj shkrepse para super tregjeve për të cilat ndeshen të dy shtetet. Çështja është tek siguria!!! Do lejohet Kina të ketë akses në komunikacion, në një vend anëtar të NATOs, ku SHBA e konsideron ende si zonë të saj, apo jo? Kjo është çështja. Kaq luks e këllqe ka qeveria jonë të bëjë lojra kineze me SHBA?! Nuk çuditem aspak, sigurisht. Por po pres fundin e kësaj meseleje…”,- shkruan Manjani në një reagim në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...