VIDEO/ Basha në Elbasan: Zotimi im nr 1, kthimi i shpresës

Hënë, 04 November 2019 17:41

Zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës, tha kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë në Elbasan, në kuadër të një turi që ka nisur fundjavën e kaluar dhe pritet që të shtrihet në të gjithë vendin.

“Rinia është ajo që i kanë hequr të parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie, është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresën. Zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës.

E nisim këtë takim me një mbrëmje shumë të vecantë, mbrëmje që përkujton një ditë të madhe për demokracinë që është 4 nëntori ku rinia gjermane rrëzoi murin e Berlinit si dhe 4 nëntorin e ditës së parë të lirisë së besimit në Zot në Shqipëri, që përkon me meshën e parë të mbajtur në Shkodër. Kjo përbën një nga ditët më të çmuara të 30 viteve të fundit të demokracisë shqiptare.

Një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës dhe qeverisë së tij është dështimi me rininë.

Me rrogat më të ulta, me kostot më të larta të jetës, më pamundësinë për arsimim, me gjendjen jashtëzakonisht të vogël të financave dhe akoma më të dobëta të financave të rinisë.

Dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri është dështimi me rininë.

Sa herë rinisë shqiptare i jepet mundësia, ajo shkëlqen edhe më shumë se ajo europiane.

Sepse kjo qeveri ka vrarë shpresën dhe ka detyruar rininë të emigrojë.

Nuk ka përse të jetë kështu, në një vend me pasuri. Këtu pasuria më e madhe është rinia, që kur i jepet mundësi ja dalin dhe të shkëlqejnë, janë frymëzues për njëri tjetrin dhe shoqërinë, në shkencë, art, sipërmarrje.

E vetmja gjë që na mungon janë investimet e huaja që janë gati të korrin talentin e një rinie të kualifikuar, por që e kanë të pamundur të investojnë në Shqipëri me kushtet e kësaj qeverie.

Por sot kam ardhur tju dëgjoj, shpresat, idetë, sfidat por edhe shqetësimët tuaja.

Zotimi im është kryesor të kthejmë shpresën në vendin tonë.

Tju japim ju nëpërmjet mundësive, nëpërmjet klimës së mirë të biznesit, edhe më shumë punësim dhe mbi të gjitha të bëjmë të mundur ta ndryshojmë këtë vend, që i ka të gjitha shanset, të zgjidhni të qëndroni këtu, të ndërtoni familjet tuaja këtu”, iu drejtua Basha, të pranishmëve.

Në vijim ai shtoi se 4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve.

“Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 % bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...