Padyshim që largimi i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha nga kampi i ISIS në Siri ishte lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm. Mes shumë reagimeve pas ndërhyrjes së qeverisë shqiptare për të bashkuar djalin me familjen e tij në Itali, vjen dhe një nga kampi opozitar.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i PD-së Edi Paloka theksoi se ky ishte një lajmi i mirë për të gjithë, sidomos për familjarët. Por nga ana tjetër Paloka nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Edi Rama dhe shton se dihej që ky i fundit do të merrte meritat, ndërsa habitet me postimin e kryeministrit. Ajo çka i bën përshtypje Palokës është fakti se ministri Lleshaj prej 1 jave qëndron në Siri, pasi u përfshi direkt në procedurat e transferimit të vogëlushit, në bashkëpunim me autoritetet italian.
“Ne fund te fundit, kaq i pazevendesueshem paska qene roli i Lleshit ne Siri sa duhej te qendronte nje jave aty ? Nuk mund te merreshin strukturat e specializuara me çështjen? Nuk zgjidhej pa qene nevoja te shkonte Lleshi ne Siri, se nuk besoj qe ka shkuar si Rambo atje…”, shkruan Paloka.