Halli i madh, kërkonte një mashtrim të madh/ Çfarë ka ndodhur me kërkesat e studentëve

E Enjte, 07 November 2019 15:34

Një hall i madh kërkonte, edhe një mashtrim të madh. Kjo është ajo që rezulton një vit pas protestave të mëdha të studentëve të cilat për pak kohë e gjunjëzuan Edi Ramën.

Studentët në atë kohë shpallën një listë me kërkesa normale, por ‘grepi’ i Edi Ramës për të shpëtuar prej tyre ishte një ‘Pakt për Universitetin’, i cili madje do të tejkalonte kushtet e tyre.

Pas këtij ‘Pakti’ që ndërpreu në mirëbesim edhe grevën e madhe, ‘Qendra Qytetare’, ka bërë edhe bilancin se çfarë ka ndodhur gjatë një viti dhe sa u realizuan premtimet e qeverisë Rama.

Në sondazhin e fundit të bërë me studentë nga kjo qendër rezulton se shumica e problemeve për të cilat u ngritën studentët një vit më parë, mbeten akoma të pazgjidhura.

Ende rreth 83% e studentëve kërkojnë vetting të pedagogëve, një vetting që qeveria premtoi ta bënte nëpërmjet kontrollit të plagjiaturave, por ky premtim nuk u mbajt.

Gjatë protestës së vjetshme, studentët ngritën shqetësimin për kostot e larta të librave dhe mungesën e literaturës. Qeveria u ofroi Bibliotekën Digjitale, e cila kushtoi 687.825 dollarë, por vetëm 5% e studentëve e kanë klikuar rregullisht.

Investimet në përmirësimin e kushteve në konvikte përsëri nuk kanë sjellë ndryshime të dukshme tek studentët, pasi 54% e tyre i kanë cilësuar këto ndërhyrje si sipërfaqësore, ndërsa 57% e studentëve që jetojnë në këto godina i cilësojnë tarifat e akomodimit si të larta.

Tarifat e ciklit të dytë të studimeve cilësohen shumë të larta nga studentët, por për uljen e tarifave sipas kategorive në ciklin e parë 52% e të anketuarve e kanë cilësuar si një vendim të drejtë të qeverisë.

Karta e Studentit është një premtim i mbajtur nga qeveria, pasi u krijua dhe po shpërndahet masivisht, por ajo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh në jetën e studentëve, sepse nuk u ofrohen shërbimet bazike për të cilat kanë nevojë. 50% e studentëve shprehen se shërbimet e ofruara nga Karta nuk përputhen me nevojat e tyre bazike.

Korrupsioni në universitete nuk është ulur, pasi 49% e studentëve pohojnë se ky fenomen qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore. 51% e studentëve që pohojnë praninë e korrupsionit shprehen se forma e shfaqjes së tij është nëpërmjet pagesës në këmbim të notës. Si dhe 1.6% e tyre listojnë shitjen e librave me detyrim, 10.8% nepotizmi dhe 6.6% favoret seksuale.

Image

 Rezultate të sondazhit:

  • • Rreth 70% (69.8%) e studentëve i konsiderojnë tarifat e nivelit të studimeve master si të papërballueshme.16.9% e tyre shprehen se tarifat janë normale ndërsa vetëm 1.3% pretendojnë se janë të ulëta 12% e të anketuarve nuk kanë informacion mbi to.
  • • Për më shumë se gjysmën e studentëve (54.3%),ndërhyrja e qeverisë në konvikte ka qënë sipërfaqësore 18.2% e tyre pohojnë se ka qenë një ndërhyrje që ka përmirësuar disi godinat por ende mungojnë kushtet bazë të tyre,ndërsa vetëm 5% e studentëve pohojnë se ndërhyrja restauruese në konvikte ka qenë tërësore. 22.4% e studentëve të pyetur nuk kanë pasur informacion mbi gjendjen e godinave.
  • • 58.7% e studentëve nuk e kanë klikuar asnjëherë portalin U-transparenca.al. 15% e tyre e kanë klikuar vetëm 1 herë, 21. 8% disa herë dhe vetëm 4.5% e studentëve të pyetur e kanë klikuar këtë portal rregullisht. Ndërkohë,76.3% e studentëve që kanë klikuar portalin janë shprehur se informacioni që gjendet në portal ka qënë i pakuptueshëm dhe i mangët.
  • • Referuar mospjesëmarrjes së lartë në zgjedhjet për anëtarët e Bordeve të Administrimit,52.7% janë shprehur se nuk kanë pasur informacion mbi procesin 23.8% nuk kanë pasur besim tek procesi ndërsa 23.5% e tyre nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje pasi nuk janë ndjerë të përfaqësuar nga asnjëri prej kandidatëve në garë.
  • • 83% e studentëve shprehen se Kontrolli Anti-plagjiaturë në universitete është emergjent dhe i nevojshëm .3.8% e tyre janë të mendimit se ky proçes është i panevojshëm ndërsa 13.2% janë indiferentë mbi këtë çështje.
  • • 57.1% e studentëve nuk ndihen të përfaqësuar nga Këshillat Studentore. Vetëm 24.3% e studentëve ndihen të përfaqësuar nga këto struktura,ndërsa 18.6% janë indiferentë ndaj kësaj çështje.
  • • 49% e studentëve pohojnë se fenomeni i korrupsionit pedagog – studentet qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore. 22.6% e tyre mendojnë se ky fenomen është reduktuar disi pas protestës. Forma më e përhapur e shfaqjes së tij është pagesa në këmbim të notes (51%), ndjekur nga shitja e librave me detyrim (31.6%),nepotizmi (10.8%) dhe favoret seksuale (6.6%).
  • •Vetëm 5% e studentëve e kanë klikuar rregullisht bibliotekën online ulibrary.rash.al. 27.3% e kanë klikuar disa herë,15.5% vetëm një herë, ndërsa 52.2% e studentëve nuk e kanë klikuar asnjëherë bibliotekën dixhitale, produkt dhe premtim i ‘Paktit për Universitetin’.
  • • 50% e studentëve shprehen se shërbimet e ofruara nga Karta e Studentit nuk përputhen me nevojat e tyre bazike. 31.4% e tyre shprehen se ato përputhen pjesërisht me nevojat e tyre dhe 6.1% kanë pohuar se shërbimet që ofron Karta e Studentit përputhen plotësisht me nevojat e tyre si studentë. 12.5% e studentëve kanë qenë indiferentë ndaj kësaj çështjeje.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...