Akuzat e prokurorisë ndaj Bashës/ Ironia e Manjanit: Drejtësisë e pavarur, jo shaka!

Premte, 08 November 2019 17:28

Prokuroria e Tiranës pushon akuzën e pastrimit të parave për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet për çështjen e financimeve në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke e dërguar dosjen në gjykatë.  

Kryedemokrati do të jetë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularit.

Lidhur me këtë çështje reagon edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, ku nuk kursen ironinë ndaj "drejtësisë së pavarur", Manjani bën edhe një paralajmërim teksa shprehet se, "të njëjtët prokurorë që sot u shërbejnë, do ti kenë nesër përballë si akuzatorë. Apo ska material për akuza! Pa fund".

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Vula e Partisë Demokratike na qenka fallsifikuar. Edhe nëse është e vërtetë, publikut as i hyn gjë në xhep e as i intereson. Por, për këtë kryetari Partisë merret i pandehur a thua se është shefi i protokollit të partisë.

Tenderi i unazës së re, paratë e të cilit janë publike, fallsifikohet paq. E çfarë vlere? 18 Milionë Euro!!! Por asnjë rilindas (nuk po themi i madhi fare) nuk ngacmohet fare. As sekretaria e tenderit.

Drejtësi, jo shaka!

E pavarur fare! Duket qartë pavarësia...

Nejse, rilindasit duhet të fillojnë të mësohen se çfarë u kanë bërë kundërshtarëve do t'ua bëjnë edhe ata.

Të njëjtët prokurorë që sot u shërbejnë, do ti kenë nesër përballë si akuzatorë. Apo ska material për akuza! Pa fund.

Është e pashmangshme...

Të na rrojë Reforma e pavarur për drejtësi të pavarur! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...