Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i ftuar në emisionin, “Zonë e Lirë”, tha se mandati i kryeministrit Rama mbaron në pranverë të vitit të ardhshëm, pasi do të kemi pa asnjë diskutim zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Zoti Dule shtoi se kjo gjë është vendosur nga partnerët dhe se pranvera e gjen Shqipërinë me një tjetër kryeministër.
Dule sulmoi Edi Ramën si politikani që ka shkatërruar vendin dhe qeverinë e tij si qeverinë më të dëmshme të këtyre 28 viteve.
I pyetur disa herë nga drejtuesi i emisionit për zgjedhjet që nëse do bëhen vërtet në pranverë 2020, kreu i PBDNJ tha prerë:PO!
Me sa duket Dule e ka informacionin nga burimi i kryeministrit grek, sepse kancelaritë perëndimore e dinë krizën dhe rastin e paprecedent të një kryeministri që nuk ka parlament, që zhvillon zgjedhje me një parti dhe që ka probleme të mëdha në korrupsion.
Ndaj SHBA dhe kancelaritë evropiane po bëjnë presion që të miratohet Reforma Zgjedhore dhe menjëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.