Ulsiu, kamikazi i Rilindjes për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese

Saturday, 09 November 2019 10:17

Lëvizjet e fundit të “kamikazit” të Rilindjes, Ulsi Manja, tregojnë qartë se ka qenë dhe është në shërbim të Edi Ramës, si levë `juridike”  për të kapur SKAP, gjykatat, institucionet e Drejtësisë. E bërë këtë marifet me  e Përgjithshme, me anë të “zgjedhjes” së Arta Markut.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke dashur të hedhë poshtë kandidaturën e Presidentit Meta për Gjykatën Kushtetuese,  në një prononcim për mediat, u shpreh se pas datës 8 nëntor ka skaduar afati kushtetues i tij dhe letra e kreut të shtetit për KED-në nuk ka asnjë vlerë juridike. Këtu duket qartë plani dhe tentativa e Edi Ramës për të kapur edhe Gjykatën kushtetuese, njësoj si prokurorinë e Arta Markut, e cila  po vazhdon ende pas 3 vitesh që të kontrollojë në shërbim të atyre që e votuan, organin e akuzës. Pikërisht në këtë situatë Manja njësoj si atëherë kur zgjodhën Arta Markun, fshehurazi ka  prezantuar një tjetër Arta, Arta Vorpsin si “anëtare” e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij, Presidentit Meta i kaloi afati 30-ditor për të zgjedhur emrin e dytë nga lista e kandidatëve, që i kishte paraqitur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.  Sido që  të shkojë kjo çështje madhore, duket qartë se Edi Rama, nëpërmjet “kamikazit” të tij “ligjor” ka një plan për të kapur edhe këtë organ të drejtësisë.   

Modifikuar më Saturday, 09 November 2019 18:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...