Rama paralajmëron ligj special, analisti i njohur: Je i rrethuar nga qentë Këçëkë

Saturday, 09 November 2019 11:49

Kryeministri Edi Rama deklaroi në rrjetet sociale se shumë shpejt do bëhet realitet një ligj special për atë që e ka quajtur organizata KÇK.

“Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale.

Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar + masat kundër KÇK që po finalizohen në letër,” shkruan Rama.

Por analisti Artur Zheji shkruan në portalin 360gradë se vetë Rama është i rrethuar nga qentë Këçëkë.

“Në të vërtetë, të flasësh e të stërflasësh sot kritika për Ramën, është gjithmonë e më e lehtë, sepse gjërat në qeverisje dhe në shtetzhbërje, janë në një dekadencë të dukshme edhe për besimtarin e fundit komunist, këtu në tokën shqiptare.

Mirëpo dukshëm kjo nuk mjafton, sepse kryeministri duke marrë mbi vete vëmëndjen dhe shigjetat e pashmangshme, shpëton nga vëmendja shumë nga qentë rreth e rrotull”.

“Thertorja Shqipëri, apo Republika e Shqipërisë, popullohet gjatë javës (sepse fundjavat janë përtej Rinasit), nga profesionistë të përzgjedhur të akuzuar si oligarkët e oborrit, nga amatorë që ulin gjithmonë çmimin e shërbimeve në treg, dhe nga “Kçk- ista” (shkurtimi i shprehjes “kap, çtë kapësh”, lexohet këçëkëista) të panumërt, aventurierë të kudondodhur.

Tani sëfundmi, këta “këçëkëistat”, janë vendosur në trysninë e përndjekjes së zhurmshme, kryeministrore, sepse ata janë fajtorët modernë të rrumpallës Ramiste, janë ata pra sot armiku, se Opozita, u kalb në opozitë dhe nuk ka më pupla të shumta mediatike, për t’i shkulur e për t’u ankuar. Dhe ish oligarkët e ishpushtetit, sot pa pushtet, janë sot yzmeqarë lluksi, në oborrin e kryeministrit, pavarësisht pordhës që shprehin në publik…

Kështu pra, këta këçëkëistat, këta qenë të tërbuar, janë sot problem për tu zgjidhur! Dhe kur e thotë Rama këtë, e mban fjalën, ay!

Sepse në të vërtetë, këçëkëistat, nuk raportojnë askund, nuk kanë një teser të qëndrueshme partie e nuk mbledhin vota, demek bëjnë edhe si të pavarur dhe u shkelin syrin edhe opozitës, në raste të caktuara…

Nuk paguajnë pra gjoba këta, nuk paguajnë taksa dhe heshturazi e pa bujë të madhe, po bëjnë kërdinë në xhungël, sipas ankesave të oligarkëve të oborrit, e pra duhen sulmuar, duhen shpuar në vesh e numëruar, sterilizuar, e në raste të mosbindjeje, mund të hiqen qafe në çdo kohë…

Pavarësisht ku ndodhen e çfarë pune demek bëjnë këta këçëkëistat, janë sot e deri në vitin 2021, armiku numër Një i pushtetit dhe një punë e kokëçarje e madhe për mjekrroshin e ri!” shkruan Zheji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...