Rama sërish me probleme shëndetësore/ Çfarë ndodhi paraditen e sotme

Saturday, 09 November 2019 15:05

Edi Rama mungoi sot në një aktivitet të PS-së së Tiranës, kur në mëngjes u njoftua se kryeministri do të ishte i pranishëm. Burimet flasin për probleme shëndetësore të kreut të qeverisë, i cili së fundmi ka munguar në disa ngjarje të njoftuara

Vetë Edi Rama e argumentoi mungesën duke thënë se kishte pasur një mbledhje pune për një ligj special kundër KCK-së. Teksa Elisa Spiropali po kërkonte një mandat të tretë kryeministror për të, Edi Rama nuk doli përpara strukturave të PS-së për qarkun Tiranë.

 

Simpatizantët ishin njoftuar për takim me kryeministërin, sic tregohet në poster, e po ashtu, në orën 9 të mëngjesit të kësaj të shtune, edhe media u njoftua për aktivitet më praninë e Edi Ramës.

Por… ai nuk erdhi. Burime pranë kryeministrit flasin për probleme shëndetësore të Edi Ramës, të cilat së fundmi e kanë kushtëzuar nga disa veprimtari publike të parashikuara.

Erion Veliaj, që mori timonin e partisë në mungesë të Ramës, tha se kryeministri ishte duke i ndjekur. Por Edi Rama njofton se nuk ka qenë përpara TV duke pritur përshëndetjen e militantëve, por duke punuar.

“Kur dal përditë, pse del përditë, pse del përditë, kur s’dal ca ditë, çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava, zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”.

Ky reagim ngre disa pikëpyetje:

-A nuk e dinte zyra e shtypit e PS-së që Rama kishte takim për KÇK-në në mëngjes që njoftoi se kryeministri do të vinte tek takimi i partisë?

-Kush është në grupin e punës së kryeministrit për ligjin kundër gjyqtarëve e prokurorëve abuzivë, kur të gjithë deputetët socialistë të ligjeve ishin në takimin e partisë?

Kjo nuk hera e parë që Rama mungon në një aktivitet publik.

Ai nuk e takoi presidentit maqedonas Pendarovski, dhe zyra e këtij të fundit njoftoi se Rama e anuloi për arsye shëndetësore. Po ashtu, Rama nuk mori pjesë të hënën në interpelancën parlamentare për Alvin Berishën, dhe pse Gramoz Ruçi e kishte  vendosur në rend dite.

Njëlloj si sot në strukturat e Tiranës, të mërkurën Rama mungoi dhe në takimin me strukturat e qarkut Elbasan./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...