Rama po emëron anëtarët e Kushtetueses, kësaj i thonë “kap ça t’kapësh”

Hënë, 11 November 2019 09:06

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka reaguar ndaj mazhorancës parlamentare, e cila po synon të kapë Gjykatën Kushtetuese përmes emërimit të anëtarëve të kësaj gjykate. Debati i nisur mes Presidentit dhe KED lidhur me rradhën e zgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses nga Kuvendi dhe Kreu i Shtetit, ka përfshirë edhe Kuvendin.

Meta në një letër drejtuar Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i kujton nenet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas një rradhe të përcaktuar. Ndërkohë sot Kuvendi do të votojë për dy anëtarë në një listë emrash të paraqitur nga KED sipas një renditjeje të pikëzuar.

Ish-deputetja e LSI-së në një postim në rrjet akuzon Rilindjen se po emëron anëtarët e Kushtetueses. Madje ajo shprehet se kësaj i thonë “kap ça t’kapësh”. Deri më tani Kushtetuesja ka vetëm 1 anëtar, Besnik Muçin, i dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Postimi i Silva Caka

Për Taulant Ballën, 2+2 bëjnë gjithnjë 5, mjafton që këtë t’ia kërkojë shefi i tij i radhës, por kësaj radhe situata është më e rëndë nga ç’duket!

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese plotësohen sipas kësaj radhe: Vakanca e parë plotësohet nga Presidenti, e dyta nga Kuvendi, e treta nga Presidenti dhe e katërta nga Kuvendi, duke i qendruar korrektë afateve kohore respektive.

Mirëpo në llogjikën dhe matematikën e Taulantit (sigurisht i nxitur nga Edi Rama), nuk mjafton vetëm i dyti dhe i katërti, por duan të emërojnë të dytin, të tretin dhe të katërtin.

Kësaj po që i thonë “kap ça t’kapësh”!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...