Miku i Vuçiç dhe “Gruaja e Bilalit” nuk dialogon me qytetarët e vet

Tuesday, 12 November 2019 12:54

Terrori që po ushtron shteti, që në mëngjes herët, kur fëmijët ishin në gjumë, ndaj banorëve të Astirit e Unazës së Re, ka kaluar kufijtë e një shteti normal, madje më keq se një diktaturë, të cilën shqiptarët e njohin mirë. Dhjetëra të plagosur, të helmuar, të traumatizuar, shëtpi e biznese të shembura, shtëpi të shkatërruara. Terrori fizik e psikologji, shto edhe gazin lotsjellës e dhunën fizike të policisë, e bëjnë panoramën tragjike dhe jo të një vendi demokratik, por të një vnedi të botës së tretë, jo aspirues të BE-së.

Reagojnë të gjithë faktorët, nga Presidenti i Republikës, nga opzituia, nga Avokati i Popullit, madje reagon negativisht edhe hajduti që fshihet pas kësaj afere, Erion Veliaj, por nuk reagon Rama. Ai nuk ka kohë të dialogojë, nuk njeh asnjë dialog, përkundrazi do të çojë deri në fund durimin për të provuar se sa mbajnë shqiptarët.

Ky njeri që nuk i duhet më as dreqit, Miku i Serbisë, Vuçiçit, që shiti Kosovën e po shet edhe Shqipërinë tek armiku i përjetshëm i shqiptarëve, merr përsipër të dialogojë me Sebinë në emër të Kosovës dhe nuk ka guxim të ulet në dialog me familjet, banorët e Unazës së Re që kanë mbi një vit nën terror fizik e psikologjik.  

Dhuna dhe krimi ndaj qyqarëve nuk ka të sosur. Më parë Bregu i Lumit, tani Astiri, më vonë diku tjetër. Nuk njeh fund oreksi dhe çmenduria e tij.  Qytetarët e dhunuar shtohen çdo minutë dhe spitali është kthyer në një vend që trajton viktimat e qeverisë së Rilindjes.

 “Gruaja e Bilalit” që flirton edhe me ambasadorë e faktin ndërkombëtar, nuk gjen kohë të thotë një fjalë e të gjejë një zgjidhje sa më ët mirë për 350 familjet që terrorizuara.  Prangat po i tunden, që nga Amerika, jo vetëm për ato 80 mijë dollarë për një foto me Obamën, por për ato miliarda që po shkatërron nga prona e qytetarëve, po vjedh e po i bën rrush e kumbulla me idetë e tij të çmendura...

Rama është gati të paguajë çdo gjë, madje me çmime të larta, vetëm e vetëm të mos i bindet popullit, të mos i shërbejë atij por oligarkëve, vetëm e vetëm për  t’i dhënë kërbaç popullit te tij, i cili, një ditë, do t’ia kthejë reston dhe dita nuk është e largët... Orët e tij në pushtet, si kryeministër i ka të numëruara ...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...