Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision

E Enjte, 14 November 2019 16:44

Kur Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme, kryeprokuore e përkohshme, pothuajse dy vite më parë, Lapsi.al mbajti një qëndrim të thjeshtë: se si do të ishte drejtimi i institucionit pej saj, kuptohej që nga mënyra sesi ajo u betua. Një juriste me integritet, profesionale dhe që ka sadopak respekt për veten, nuk do të mund të pranonte kurrë të betohej mes një parlamenti me  tym dhe flakë, vetëm për t’u përdorur si kamikaze kundër opozitës.

“Profecia” jonë rezultoi e vërtetë. Edhe të mërkurën gjatë prezantimit që bëri para KLP, Arta Marku pohoi me gojën e saj se dështoi të realizonte pritshmëritë e publikut (lexo linkun poshtë).

Ajo u soll si kamikaze për t’i shërbyer partisë që e vuri në detyrë, duke mos hetuar as dosjen e vjedhjes së votave, as dosjen e Unazës së re dhe as dosjen e Saimir Tahirit e Agron Xhafës. Ajo e ushtroi detyrën njësoj ashtu siç u betua.

Basti i Lapsi.al para dy vitesh vlen sot edhe për një Artë tjetër, këtë herë me mbiemrin Vorpsi. Ajo u caktua në mënyrë antiligjore anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Ardian Dvorani dhe Gramoz Ruçi. E deri këtu çështja mund të hante interpretim. Por ajo që kjo grua ka bërë sot, e kalon jo cakun e logjikës së një juristi, por edhe atë të një punonjëse pastrimi të bashkisë Tiranë. Ajo ka pranuar me urdhër partie të bëjë betimin e saj tek noteri (poshte), ndërkohë që kushtetuta e ka të caktuar qartë se ajo fillon detyrë vetëm pasi betohet tek presidenti.

Ndonëse shumë nga kolegët e saj, e përshkruajnë si më të zonjën dhe më profesionisten nga të gjitha kandidaturat e paraqitura nga KED, Arta Vorpsi sot ka hedhur një grusht baltë mbi gjithë të shkuarën e saj. Ajo është sjellë thjeshtë si një kamikaze partiake. Pas këtij akti, pak rëndësi ka nëse rilindja e fut përdhunshëm në zyrën e Kushtetueses ashtu sikurse mund të fusin në dhomat me xhama të Amsterdamit një grua të dhunuar shqiptare, pas kësaj ajo e tregoi se cili është profili dhe personaliteti i një njeriu që regjimi zgjedh për drejtësinë e re.

Ne e pamë Artën e parë, ndaj e dimë se nuk do të ketë asnjë gjë të artë as tek e dyta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...