Po e hanë turpin me bukë/ Vasili demaskon kreun e Magjistraturës: Ja çfarë thoshte për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses nga Presidenti

E Enjte, 14 November 2019 20:42

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një deklaratë të Sokol Sadushit, aktualisht drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe radhën e institucioneve që do të bënin këtë përzgjedhje. Deklarata sipas Vasilit, është bërë në vitin 2016.

Nënkryetari i LSI-së thonë se ligjet që miratuan, votuan dhe duartrokiten po shndërrohen në rreckë dhe ata heshtin dhe votojnë turpërisht të kundërtën e vetes.

Reagimi i plotë:

Anetaret socialiste te Komisionit te Reformes ne Drejtesi po e hane turpin me buke !!

Anetaret socialiste te Komisionit te Reformes ne Drejtesi po e hane turpin me buke.

Ligjet qe miratuan,votuan dhe duatrokiten po shnderrohen ne rrecke dhe ata heshtin dhe votojne turperisht te kunderten e vetes.

Per te kenaqur Edi Ramen ata po shkelin fytyren e tyre.

Kushtetuta e 21-22 korrikut dispozitat per Gjykaten Kushtetuese u pergatiten, u mbrojten dhe u votuan nga ata dhe ekspertet e tyre.

Tani po keta votojne Rezoluta kunder vetes duke ngrene turpin me buke.

Tani qe e shkelen dhe e perdhosen Kushtetuten dhe po rrine me goje mbyllur dhe te poshteruar, le te lexojne cfare eshte thene,si eshte thene dhe si eshte argumentuar nga po vete keta ne Komisionin e Reformes ne Drejtesi ne vitin 2016 sipas proces verbalit.

Personalisht i kam degjuar live si anetar i komisionit ne ate kohe, por tani eshte koha ti lexojne edhe shqiptarët per t’i njohur me mire keta dhe hipokrizine e ketyre:

“Sokol Sadushi:

“Më lejoni ta shpjegoj se çfarë qëllimi ka kjo dispozitë. Këtu bëhet fjalë për një kandidaturë nga Presidenti, sepse kandidatura nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë është në nenet pasuese, por mund të ndodhë në një rast eventual, që mund të jenë katër kandidatura, katër vende bosh. Jemi duke folur për një moment që nëse janë dy vende bosh, atëherë njërën e merr Presidenti, Kuvendi dhe të tretin e merr Gjykata e Lartë. Ky është rast kur janë katër vende bosh.

Arsyet pse janë katër vende bosh mund të jenë të ndryshme, si dorëheqja e të tjera. Nëse do të kemi katër vende bosh, atëherë do të ndodhë që në katër vende bosh një e ka Presidenti, një e ka Gjykata e Lartë dhe një e ka Kuvendi, vendi i katër si radhë i përket Presidentit. Mund të jenë pesë vende bosh, vendi i pestë i përket Kuvendit, mund të jenë gjashtë vende bosh, vendi i gjashtë i përket Gjykatës së Lartë.”

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...