“Thyejuni turinjtë atyre që vijnë për t’u blerë votën”, Basha-qytetarëve: Nëse bëheni bashkë, kjo qeveri bie për 24 orë

Premte, 15 November 2019 13:11

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, diskutoi me fermerët e Urës Vajgurore edhe për rezultatet e protestave të opozitës. Ai tha se qëllimi i tyre ishte ndërgjegjësimi i të huajve për krizën në vend. Basha shtoi se kjo qeveri bie për 24 orë nëse mobilizohen qytetarët me votë.

PJESE NGA FJALA E BASHES

 

“Merrini këto 30 vite e më thoni nëse një opozitë tjetër ka marrë vendime më të forta se opozita që drejtoj unë?! Të gjitha në funksion të interesit tuaj. Atë që kishim në dorë, atë kemi bërë.

 

(Një fermer e kundërshton).

Një sekondë. Nëse ti mendon se të bëhesh pjesë... me noterë e me parukierë siç tha Presidenti, nuk bëhet shtet. Nuk është për të qeshur, s’është për të qeshur.

Sot ka dy mënyra. Një mënyrë është të bësh sikur bën teatër bashkë me ta dhe asnjë nuk kishte për të dalë, Mehmet. Keq e më keq do të shkonte.

Gjëja tjetër është t’i tregonim gjithë botës se çfarë bëhet në këtë vend, prandaj dolëm. Dolëm prej andej, dolëm me njerëzit në rrugë dhe sot çfarë arritëm?!

Sot ke parlamentin e fuqisë më të madhe të Evropës,  Bundestagun, që thotë se në Shqipëri ka një krizë të rëndë politike. Pa zgjidhur këtë krizë, nuk ua hapim derën. S’e kemi me ju shqiptarët, e kemi me atë që është në krye të vendit. Arresto ata që vodhën votat, garanto votën e shqiptarëve. Bëj zgjedhje. Pastaj ta hapim derën e Evropës.

Prit, bëj pak durim. The çfarë arritëm?! Këtë arritëm. Dhe këtë që arritëm me Bundestagun, sot e arritëm edhe me SHBA. Kjo nuk ra nga qielli, siç bie shiu. Kjo ishte arritja. Aq sa ishte arritja e opozitës, aq ishte edhe arritja juaj që e mbështetët.

Kjo tregon që kur njerëzit bashkohen për një qëllim të mirë, ia arrijnë qëllimit. Dhe sot në tryezë është shtruar për zgjidhje, zgjidhja e krizës politike shqiptare.

Si zgjidhet kriza? Sigurisht që me zgjedhje zgjidhet kriza. Me votën tuaj zgjidhet kriza. Por nëse prisni që njësoj si në duelet mesjetare, të shkoj të bëj duel unë me Ramën dhe t’ua zgjidh problemin, ky është një iluzion. Unë bëj detyrën time, gjithsesi bën detyrën e vet.

Natyrisht përgjegjësitë e mia janë më të mëdha. Por përgjegjësia më e madhe është për të ruajtur dinjitetin tuaj dhe të ardhmen tuaj duke ruajtur votën tuaj. Nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe nuk lejojmë shitjen e votës, nëse bëhemi bashkë me shpirt e me mendje për një Shqipëri të vlerave të vërteta, vlerave të punës, dhe jo vlerave të krimit, atëherë kjo qeveri bie për 24 orë.

Dhe ky është qëllimi im, që të bëhemi bashkë, të sjellim sa më parë ditën e votimit dhe atë ditë secili ta mendojë se po shiti votën, atëhërë ka shitur fëmijët dhe të ardhmen e vet”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...