Berisha: Dvorani e ka kthyer KED-in në shpellë mafioze

E mërkurë, 20 November 2019 12:52

Pas takimit me kreun e shtetit, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha, foli për gazetarët për krizën në vend.

Ai tha se mafia e narko-shtetit po kap drejtësinë.

Berisha rezervoi akuza të forta edhe për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
“U diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia, mafia e Edi Ramës, në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë, krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë.

Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar. Duhet të theksoj se ju si media keni një rol shumë të rëndësishëm sepse me të drejtë, ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër, gjatë këtyre katër viteve, keni lakuar të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi sesa integrimin në BE. Është në detyrimin tuaj, t’u thoni të vërtetën shqiptarëve, se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeretishme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.

Cilido që ka dyshimin më të vogël, u kujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i Radar-Ndrikullës, që është aty në kundërshtim me Kushtetutën sepse ajo kërkon që të jetë magjistrat, jo kunat. Është aty vetëm për t’i shërbyer si skllav Edi Ramës.

U them një pyetje shqiptarëve dhe të huajve: a mund të na thoni cili gjykatës në historinë 30-vjeçare të këtij vendi ka shkelë në mbledhjet partiake? Ai është vetëm një: mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjen e PS. Ky gjykatës militant- është bllokuar integrimi dy vite më radhë- e mbajtën peng ngritjen e KED për dy vite derisa nxorën Dvoranin në krye.

Kushtetuta përcakton në mënyrë taksative që për çdo vend në Gjykatë Kushtetuese, duhet të mbushet me tre kandidatura për t’i dhënë mundësi zgjedhje, qoftë ligjvënësit, qoftë presidentit. Çfarë bën kapomafia që e ka shndërruar KED-in në një shpellë mafioze? Vjen dhe sjell në vend të 12 kandidaturave, katër kandidatura dhe këta i ndan tre e nga tre, duke i përsëritur në lista. Nuk ka shkelje dhe përqeshje më të rënda. A e dini se aty janë paraqitur me djhetëra kandidatë dhe janë zhdukur që të gijthë derisa të gjenin skllevërit. U tha ndonjëherë shqiptarëve se përse i skontoi këto emra? Unë nuk them që në veting nuk dalin gjërat, por edhe e shkelin siç e shkelin me 100-milionëshin e Dvoranit. Por këta nuk gjetën asnjë shkak dhe lanë vetëm 3 kandidatura,” tha Berisha.

Modifikuar më E mërkurë, 20 November 2019 13:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...