Standardet e dyfishta të Vettingut dhe Ramaforma

Premte, 22 November 2019 09:42

Dje Komisioni i Pavarur i Apelimit rrëzoi gjyqtarin Besnik Muçi, i cili dy muaj më parë ishte emëruar dhe dekretuar nga Presidentit si anëtar i kësaj gjykate. Procesi i vetingut ndaj tij u mbyll në tetor 2018 pa asnjë vërejtje dhe u la të vazhdojë karrierën. Ndërkohë, pasi kandidoi për Gjykatën Kushtetuese dhe u përzgjodh si emër nga presidenti, mekanizmat e Vettingut u rivunë në lëvizje dhe dje e hoqën nga sistemi për 6 milionë lekë të vjetra të pa justifikuara. Pa dashur të bëjmë avokatin e Besnik Muçit në këtë proces, me shumë se emrat ka rëndësi standardi. Vendimi i djeshëm ndaj tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi po funksionon gjithë procesi i reformës. Shuma 6 milionë lekë (të vjetra) mund të jetë e madhe për Komisionin e Apelimit, ndërkohë rreth 100 milionë që nuk u justifikonte kreu i KED u kaluan si një gabim normal. Nga ana tjetër, ka gjyqtarë dhe prokurorë që inspektorët e vettingut u kanë numëruar edhe brekët, ndërsa për të tjerë që kanë zënë poste kyç në institucionet e reja të drejtësisë, inspektorët e Vetting kanë qenë aq qorra sa nuk shihnin vilat në bregdet, apartamentet në Tiranë. Kushdo që ka pasuri të pajustifikuar dhe ka abuzuar me detyrën duhet të largohet, por vendimet me sy standarde nuk tregojnë gjë tjetër vetëm se kontroll politik të sistemit. Në rastin e Besnik Muçit ka dhe një pikëpyetje të madhe që vë ne dyshim gjithë procesi. A mos vallë ata që kontrollojnë vettingun, qëllimisht lënë ndonjë kleçkë në proces, që në një moment të dytë të përdoret edhe si shantazh, kur nuk u binden urdhrave të partisë? Sepse për 6 milionë lekë të vjetra të pa deklaruara, asnjë nga 800 prokurorët dhe gjyqtarët që ka Shqipëria nuk e kalon vettingun. Akti i djeshëm ndaj Besnik Muçit përveç se po përdoret dhe si një argument kundër Presidentit, i cili në fakt zgjodhi nga lista që i solli KED, ka dhe një efekt tjetër afatgjatë. Me vendimin ndaj tij, organet e Vettingut e shkatërruan edhe njëherë Gjykatën Kushtetuese.

Tashmë debati nuk është më vetëm te çështja e gjyqtares që doli nga lista e manipuluar e KED, por dhe të një tjetër anëtar. Në këtë mënyrë, nga ngritja me urgjencë e Gjykatës Kushtetuese kemi arritur në shtyrjen pa fund të afatit për vënien e saj në punë. Për të kuptuar se kush ka të drejtë, qeveria apo presidenti në këtë debat, mjafton të kuptojmë se kujt i intereson që vendi të mos ketë Gjykatë Kushtetuese. Presidenti është i pari që ka kërkuar ngritjen e saj. Ka dokumente që i janë drejtuar KED që në ditën e parë të formimit për të sjellë listat. Ndërkohë qeverisë dhe Rilindjes i intereson ta shtyjë sa më gjatë. Sepse një gjykatë kushtetuese jo funksionale i zgjat jetën qeverisë “Rama” dhe gjithë paligjshmëve. I vetmi që përfiton nga mos ngritja e Gjykatës Kushtetuese është Edi Rama, pasi krimet qeverisëse si koncesionet, votimet moniste dhe paligjshmëria e parlamentit me 122 mandate nuk shqetësohen. Ky kaos total kushtetues, ligjor dhe politik është si mjergull që i jep qeverisë “leje” të bëjë ç’të dojë në këtë vend. Edhe në kohën që opinioni përplaset për Dvoranin, Voprsin dhe ligjet, vjedhjet qeveritare vijojnë njëlloj, në mos edhe me ritëm më të madh. Kur sheh produktin që ka sjellë deri së sot ky proces duket se nuk flitet për reformë, por për Ramaformë, pasi çdo lëvizje i ka shërbyer qeverisë. Në këtë kaos duket se e kanë humbur orientimin dhe një pjesë e ndërkombëtarëve. Duke qenë se Reforma në Drejtësi është investimi i tyre më i madh nuk mund të pranojnë faktin se një pjesë e saj ka dështuar dhe është kapur nga qeveria. Kanë arritur në pikën që edhe ligjet që ua sollën vet shqiptarëve për t’i miratuar nuk i zbatojnë dhe nuk i njohin më. Për këtë qëllim, kërkojnë vetëm që gjykatat të ngrihen me shpejtësi, pa marrë parasysh cilësinë e njerëzve që po hyjnë në poste kyçe dhe kontrollin që qeveria ka mbi ata. Kjo është një zgjidhje provizore që mund të justifikojë fondet që ambasadat kanë dhënë për reformën, por do të prodhojë një drejtësi edhe më të keqe. Sepse njerëzit që po emërohen politikisht po vijnë si ushtarë të Rilindjes brenda drejtësisë. Këta që sot duken si njerëz anonim dhe gënjejnë opinionin si i mbështesin ndërkombëtarët, nesër nuk e kanë problem të legjitimojnë një regjim të rrezikshëm politik.

Ndaj vrapi i disa ndërkombëtarëve për të mbështetur çdo propozim që po japin njerëzit e Rilindjes për të kapur reformën, mund të jetë një sukses momental në karrierat e tyre, por për shqiptarët mund të kthehet në dështimin më të madh. Sepse kapja e reformës, siç ka nisur nga Edi Rama, nuk do të prodhojë drejtësi, por kaos në gjithë shoqërinë.

Mili Xhani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...