Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, i ka dërguar një video-mesazh mëngjesin e sotëm, Taulant Ballës, Kryetarit të Grupit parlamentar socialist. Malltezi ka denoncuar me zë të lartë, me pamje, masakrën që po bëhet në pyjet e Librazhdit, në Kostenjë, pikërisht në zonën ku është deputet Balla, të cilit ai nuk i drejtohet me emër, por si “Tualeti”, me pseudonimin “politik” që demokratët i kanë mveshur Ballës vitin e fundit.
“Mirëmëngjes – shkruan Malltezi në Fb. - Me këtë video nga fshati Kostenjë i tualetit, që e ka kthyer pyllin në fushë drush, ju uroj ditë të mbarë. A është në fuqi ligji i Moratoriumit? Apo ç’e deshe?! A gjeni dot një kafshë, që pasi ikën nga skuta e vet, të shkatërrojë gjithë fshatin?!” përfundon Malltezi mesazhin e tij akuzues për atë shkatërrim që po i bëhet pasurive natyrore të vendit.