Kur situate është tejet e rëndë! Shohim Edi Ramën live në televizione, herë gjasmë me lot në sy dhe herë karagjoz. Të punosh nuk ka nevojë të marrë kamerën e ERTV me vete dhe dhjetra fotografë, por të gjendesh pranë banorëve të prekur nga termeti, dëgjosh hallin e tyre dhe tu japesh zgjidhje.
Në vend të kësaj rruge të duhur, Rama ka zgjedh të bëj xhiro. Sa herë del nuk I mungon mikrofoni. Pse duhet valle?! Me na tregu se po punon. As këtë nuk po e bën, por sikur ta bëj ai për atë punë eshtë në atë karrige. Teksa mijëra vet gjenden pa streh, dhe propaganda flet sikur kanë htele me 5 yjë, Rama gjezdis nga nga zonë në tjetrën, debaton me qytetarët, ju jep mend, i këshillon, i mashtron por nuk iu zgjidh asgjë. Halli vazhdon mbetet tek qytetarët me shpresën se një ditë institucionet do e dëgjojnë. Kjo nuk po ndodh dhe arsyeja është se kryeministri duhet në punë dhe jo në xhiro.