Rama refuzon planin e opozitësi: Të mos financojmë oligarkët?! Qameti! Nuk kanë fantazi!

Tuesday, 03 December 2019 08:27

Kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë, planin me tre pika të emergjencës, që ka propozuar Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dje, nga Qyteti i Durrësit.

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave sot, Rama i analizoi një për një pikat dhe kundërshtoi me vendosmëri,  të tretën, “qamet”, që 150 milionë dollarë për koncensionarët, t’u akordohen banorëve të prekur nga tërmeti!

Rama e ironizoi këtë propozim duke shtuar se “nuk kanë fantazi... unë i mirëkuptoj ata se kanë problemet e tyre nga tërmeti”.

Rama tha: Opozita jonë ende nuk e ka pranuar të ulet në tryezë. Nëse idetë e tyre janë më të mirat s tonat, ne do ta marrim atë se këtu nuk është e tillë situata, ideja ime më e jotja dhe ... Por deri tani jemi njohur me tre pika, që do të qënkeshin zgjidhja dhe është realisht një koment i madh i ekranit, që fillon dita duke qarë, vazhdon duke qeshur, pastaj duke u pezmatuar dhe këto tre pikat janë absolutisht janë një ushqim për buzëqeshjen - se s’dua të them gajasjen.

Nëse nuk ju vjen keq kolegëve të opozitës kur t’u thuash pse të mblidhen “500 inxhinjerë”? Po pse jo 600 inxhinjerë?! Pse jo 700?! Pse jo 450?!

Pika e dytë është të bëhet vlerësimi i të gjitha dëmeve. Kush tha që nuk po bëhet?!  Se janë bërë rrugët e Durrësit si OKB, flitet në të gjitha gjuhët.

Ndërsa pika e tretë është qamet! Të mos financohen oligarkët. Pra, vazhdon loja, të ndalohet financimi i oligarkëve dhe 150 milionë lekët t’i marrë populli! Çfarë janë këto para që u dashka t’i spostojmë? Pra, të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë dhe që përfitojnë qytetarët dhe kanë përfituar gjysëm milioni njerëz dhe që ka informuar shumë njerëz të marrin masa për shëndetin e tyre,  të ndalojmë shërbimin e dializës, për ata njerëz që u ranë kockat rehat se duhet të merrnin taksi...

Të ndalojmë shërbimin për instrumentat mjekësorë dhe të marrin gërshërë në rrobaqepësi dhe makina qepëse për të operuar barqet dhe t’u themi njerëzve: Na falni, se kemi ca njerëz të pastrehë dhe juve barkun do t’ua presim me gërshërë dhe do t’ua presim me makinë qepëse! Të ndalojmë programin e analizave. Hajde të bëjmë ndonjë sistem për të hedhur fall: se më del një kupë këtu poshtë me kokëposhtë, shiko mos je shtatzanë.

Të ndalojmë ndërtimin e rrugës së Arbrit, pra të ndalojmë gjithë shërbimet, infrastrukturën, shërbimet se ...?

Pse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. Unë i kuptoj se kanë problemet e tyre nga tërmeti dhe me shumë përulësi i ftoj të diskutojmë idetë në tryeze dhe të lehtësohen nga barra e sulmit dhe ta shikojmë njeri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...