Kryeministri Edi Rama u nis për në Londër, ku do marrë pjesë në Samitin e NATO-s.
Përpara se të largohej, ai postoi një mesazh për shqiptarët, duke u thënë se duhet të ndjehen të qetë pasi vala e tërmetit është ulur.
“Asnjë merak pasi në terren do të vazhdojë puna duke u përkujdesur për çdo familje dhe banor në hall,” tha Rama.
Në fund fare, ai kishte një porosi për shqiptarët: që të mos ndjekin shumë mediat.
“Sa më pak televizor dhe portale, dhe qenefe dixhitale. Ndjesë për gjuhën, por të keqen e qenefit, kur sheh se çfarë ere të rëndë mërzie dhe pasigurie, pështjellim e përzierje krijojnë të ashtuquajturat burime informim dhe se sa të pakta janë informimet njerëzore dhe shkencore në panairin mediatik të Shqipërisë për fat të keq edhe të Kosovës. Përqafime të gjithëve dhe kurajë e shpresë. E ndjej shumë fort këtë që Shqipëria do të ngrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve pa mëshirë”, tha Rama.