Me shqiptarët në këto ditë të fatkeqësisë pas tërmetit janë sensibilizuar edhe emigrantët shqiptarë në Chania të Kretës, por edhe populli vendas. Avokati Artan Manushaqe teksa poston disa foto nga mbledhje e ndihmave për të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit, shkruan se këto janë ura miqësie të cilat asnjë fatkeqësi nuk i shemb dot.
Postimi i Artan Manushaqes:
Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne qytetin Chania ne ishullin e Kretes, bashke me popullin grek jane sensibilizuar e bere ne ndihme te te demtuareve nga termetet ne Shqiperi duke mbledhur ndihma prej disa ditesh!
Urat e pathyeshme te solidaritetit njerzor midis dy Popujve fqinj nuk mund ti shembi asnje termet.
Faleminderit Emigranteve Shqiptare ne Chania, Greqi e kudo ato ndodhen per ndihmen e pakursyer per 30 vjet per Shqiperine, faleminderit edhe Popullit Grek.
Shqiperia e shqiptaret nuk do tju harrojne!