Pas punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët u urdhëruan të paguanin me pahir nga rroga e tyre për pasojat e tërmetit, tashmë janë edhe punonjës të tjerë të administratës që ankohen për zhvatjen që po u bëhet.
Një qytetar denoncon faktin edhe në shkolla, kopshte dhe çerdhe, punonjësve po u mbahen paratë nga paga.
Denoncimi i qytetarit është përcjellë edhe nga ish-kryeministri Berisha.
‘ duart e zeza nga pagat e punonjesve!
Larg
Lexoni denoncimin e punonjesve dixhital!
Ndalimi i rrogave te punonjeseve perdhosje e bujarise dhe solidaritetit njerezor nga narkoqeveria. sb
Pershendetje doktor jam nje punetor i bashkis tiran ne fillim na than qe do ju mbajm gjysmen e pages, pastai ne reaguam dhe se dim ca do bejn Se shperblim jo e jo anonim ju lutem se na heqin nga puna!
Zoti. Berisha sot mora vesh qe nuses te vellait tim e cila punon ne nje nga qerdhet e kukesit sot ju kan komunikuar qe 10 mi lek te vjetra do ju ndalen nga rroga per termetin. Nuk e di nqs eshte e drejt apo jo. Nuk jam kundra per ti ndimuar por un mendoj qe qeveria ka detyrime sepse ne paguajm taksa. Me respekt kukes
O i nderuar sali berisha jam nje mesues i shqetesuar se spo na hedhin akoma rogat mir termeti qe ishte nga zoti po na ka zene dhe termeti i rogave as do te di njeri’