Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë dhënë në emisionin “Kjo Javë”, në News24, e pyetur lidhur me dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit u shpreh se duhet të menaxhohet mirë kjo situatë, pasi sipas saj, pjesa më e vështirë vjen tani.
Kryemadhi tha se në raste fatkeqësish, fytyrat e politikanëve larg propagandës e politikës
“Gjatë këtyre diteve, kemi qenë në kontakte me njerëzit, unë e kam princip që në raste fatkeqësish mendoj që fytyra jonë e politikanit duhet të jetë sa më larg propagandës dhe politikës. Për mua jemi në rrugën e mëkatit nëse përdorim fatkeqësinë e të tjerëve për të bërë propagandë dhe për të bërë fushatë. Sot më shumë se kurrë, shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë më pak për propaganda, ka nevojë më pak për ato batuta që ndonjëherë janë bajate dhe nervangritëse për njerëzit. Sepse është thjesht një fragment sekondi, një shkrepje aparati për ne politikanët në fatkeqësinë e tjerëve, por janë 24 orë të ditë në shi në të ftohtë, që rrinë ata qytetarë. Çdo gjë e jona në terren ka qenë jo publike. Ne nuk bëjmë asgjë për të përfituar. Ky është një solidaritet njerëzor dhe të paktën për herë të parë unë mendoj që politika duhet të rrijë larg përdorimit dhe shpërdorimit të fatkeqësisë së njerëzve”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo tha se ftesa e Ramës, ishte e shëmtuar, pasi kërkoi të largonte problematikën e mosveprimit.