Gazetari “shpërthen” ndaj Arta Markut: Më në fund e bëre vezën e kuqe…

Tuesday, 10 December 2019 09:26

Gazetari Ylli Dylgjeri përmes një postimi në rrjet ka ironizuar ish-Kryeprokuroren, Arta Marku, e cila dy ditë para se të largohej nga detyra nga nxjerrë një udhëzim drejtuar prokurorëve, ku i kërkohet që të refuzojnë çdo ndërhyrje.

“Më në fund Arta e bëri “vezën e kuqe” duke e lënë atë mbi tavolinën e Prokurorit të Ri. Udhëzimi është i firmosur nga Ajo në datën 4 dhjetor 2019, ndërsa me dt.6 dhjetor i ka dorëzuar detyrën Kryeprokurorit të sapo zgjedhur Olsian Çela.

U deshën të kalonin mbi 2 vite në detyrë që Prokurorja Marku të nxirrte këtë Udhëzim për mosndërhyrje!!!”, shkruan Dylgjeri në rrjet, duke ironizuar njëkohësisht ish-Kryeprokuroren.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Pas meje…Të zbatohet ligji!!! Dy ditë para largimit nga detyra si kryeprokurore, Arta Marku ka firmosur udhëzimin e fundit për pavarësinë e prokurorëve nga ndërhyrja e politikës në mbylljen e dosjeve, raportin e tyre me drejtuesin e organit të akuzës si dhe mënyrën e informimit për dosjet.

Më në fund Arta e bëri “vezën e kuqe” duke e lënë atë mbi tavolinën e Prokurorit të Ri. Udhëzimi është i firmosur nga Ajo në datën 4 dhjetor 2019, ndërsa me dt.6 dhjetor i ka dorëzuar detyrën Kryeprokurorit të sapo zgjedhur Olsian Çela.

U deshën të kalonin mbi 2 vite në detyrë që Prokurorja Marku të nxirrte këtë Udhëzim për mosndërhyrje!!!

Përmes këtij udhëzimi, prokurorët urdhërohen që të refuzojnë çdo ndërhyrje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës si dhe të arrestojnë në flagrancë personin që ndërhyn, duke përfshirë këtu deputetë, përfaqësues të qeverisë, medias apo të çdo personi tjetër.

Ja çthotë ndër të tjera Udhëzimi:

“Prokurori në çdo rast që evidenton ndërhyrje ose ushtrim i ndikimit të paligjshëm, të papërshtatshëm apo në kundërshtim me ligjin ndaj tij, nga brënda sistemit të prokurorisë,
apo nga përfaqësues të pushtetit legjislativ, ekzekutiv, medias apo të çdo personi tjetër juridik a fizik apo subjekt i procedimit penal, menjëherë refuzon çdo ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të paligjshëm, merr çdo masë për të qenë dhe të duket jashtë çdo ndikimi dhe ushtron funksionet në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit…vazhdon Udhëzimi.

Me fjalë të tjera, deri me sot, këto ndërhyrje kanë qënë normale paçka se qytetarët, media, opozita, ndërkombëtaret, skanë rreshtur së kërkuari drejtësi dhe pavarësi në gjykim e akuzë.
Me këtë Udhëzim (pas pilafit), ish Prokurorja i merr mbi vete të gjitha “fenomenet joligjore”

që kanë ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës së përkohshme nga Ajo vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...