Kryeministri Edi Rama vizitoi të martën ambientet e brendshme të Qendrës Spitalore më të madhe në vend, duke parë nga afër dëmtimet.
Pasi inspektoi dëmtimet, Rama përsëriti se këto punime janë bërë shkel e shko vetëm për të marrë tendera.
“Ç’e pyet. Shto ujë dhe shto miell, tendera, tendera. Tendera,” tha Rama.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e njoftoi se për fat asnjë pacient nuk është dëmtuar.
“Kjo është veprimtari inxhinierike armiqësore,” tha Rama.