Vazhdojnë hetimet pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Një ditë më parë, policia dhe prokuroria njoftuan arrestimin e disa personave.
Ndërkohë të dielën u raportua se vazhdon aksioni. Sipas ABC News, po vazhodjnë kontrollet për të gjetur personat e shpallur në kërkim.
Uniformat blu janë duke kryer kontrolle në Tiranë edhe rrethinat përreth Durrësit.
Ndërkohë priten të tjera arrestime, pasi grupi i posaçëm vijon veprimet proceduriale për gumbulimin e provave për persona të tjerë pergjegjës.
Po ashtu po kryhen hetime dhe për dekonspirim të mundshëm.
Grupet e hetimit për tërmetit kanë firmosur 17 urdhër-arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të arrestuarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Të ndaluarit
Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshencës
Kujtim Hasa, nëndrejtori i Konvaleshencës
Arben Isaku, nendrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZN-it
Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ‘Palma’
Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma’ dhe ish- drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë
Artur Terziu, pronar i Baron’s, i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjia 6 ku humbën jetën 2 gra,
Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër
Flamur Gjuzi, ish-drejtor i Aluiznit nuk është kapur ende.
Artur Çela, ish-drejtues i INUK
Ruzhdi Xheka, pronar i Mira Mare Hotel