“Shqipëria ka kryeministrin më të paaftë”, Vasili-Prokurorisë: Pse nuk heton refuzimin nga qeveria të rekomandimve të KLSH për cilësinë e ndërtimeve?

Diel, 15 December 2019 19:12

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë atë që ai e quan “refuzim arrogant nga qeveria”, të rekomandimeve të Këshillit të Lartë të Shtetit, që dha alarmin për cilësinë  e ndërtimeve.

Ne facebok Vasili shkruan se KLSH k apublikuar që më 12 korrik 2019 Raportin e auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”, ndërsa ka akuzuar edhe prokurorinë se ka “mbyllur sytë para fajtorëve”.

vasili

“Prokuroria duhet te marre urgjentisht nen hetim veprimet dhe mosveprimet e qeverise shqiptare per Raportin e KLSH dhe te coje perpara drejtesise pergjegjesit qeveritare qe neglizhuan”, shkruan mes të tjerash Vasili.

Postimi i plotë:

Pse nuk heton Prokuroria per refuzimin arrogant nga qeveria te rekomandimeve te Kontrollit te Larte i Shtetit, qe dha alarmin per cilesine e ndertimit??

Termetet e 26 nentoritdhe 21 shtatorit treguan qarte se gjate verifikimit te pasojave te renda qe ato lane pas,kishte paaftesi te theksuar teknike.

U verejten mjaft raste paraqitje e raporteve te verifikimit brenda 24 oreve diametralisht te kunderta gje shkaktonte pasiguri dhe panik tek qytetaret.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikur qe ne 12 korrik 2019 Raportin e auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”.

Eshte tashme shume e qarte dhe e provuar per te gjithe se Shqiperia ka Kryeministrin me te paafte, qe historia e Shqiperise ka pare, gje e ka kuptuar edhe ai vete.

Ndaj nga nje kryeminister i tille pervec arrogances qe vjen prej korrupsionit dhe shkollepakesise nuk mund te pritej asgje tjeter prandaj nuk ka pasur as reflektim dhe as marrje masash per kete Raport kaq te rendesishem te KLSH.

Pasojat shqiptaret i pane tragjikisht gjate dhe pas termeteve.

Prokuroria duhet te marre urgjentisht nen hetim veprimet dhe mosveprimet e qeverise shqiptare per Raportin e KLSH dhe te coje perpara drejtesise pergjegjesit qeveritare qe neglizhuan.

Prokuroria eshte vone!

Nje prokurori qe nuk vepron edhe kur faktet jane kaq te qarta dhe per me shume jane edhe dokumenta shteterore zyrtare, qe akuzojne,behet bashkefajtore me qeverine.

Sot shqiptaret e martirizuar nga termeti dhe neglizhenca kriminale e qeverise nuk mund te tolerojne nje prokurori, qe hesht dhe mbyll syte perpara fajtoreve.

Taktika e arrestimeve te shume personave njeri me i parendesishem se tjetri,sa per ti hedhur hi syve oponionit,thjesht rendon akoma me shume poziten e prokurorise perpara popullit shqiptar.

Raporti i KLSH i ka paraprire situates,ndaj neglizhimi arrogant i qeverise eshte krim qe duhet hetuar me shpejtesi.

Shqiptaret po e vezhgojne me shume vemendje dhe zemerim prokurorine si nga pikpamja ligjore ashtu edhe morale…

Login to post comments