Nga Tritan Shehu
Te ndalet takimi konspirativ Vucic-Rama- Zaev i 21 Dhjetorit.
Thirrja e sotme e kater forcave kryesore politike te Kosoves per te bllokuar kete takim te Durresit per te ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”, qe godet interesat ne terresi te shqiptareve, aspiraten europiane te Rajonit, si dhe vecanerrisht zbeh pozitat e shtetit kosovar, ka ardhur ne kohen e duhur dhe kerkon domosdoshmerisht mbeshtetje mbare kombetare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedonine e Veriut, Mal te Zi etj.
Opinioni publik duhet te reagoje me force per te mos lejuar kete “cfaqje” te shemtuar, tashti qe kane ngelur 6 dite nga ai takim famekeq per konkretizimin e asaj inisiative te Vucic, qe do te shenonte nje hap serioz drejt “Jugosllavise se Re”, larg bashkepunimit te ngushte rajonal qe nevojitet ne perbushje te standarteve europiane, te domosdoshem ne procesin integrimit te secilit vend e te Rajonit ne terresi.
Megjithese nje qendrim negativ ndaj atij takimi kane shprehur dhe shumica e qeverive te Rajonit, perseri Rama duket i vendosur per te ecur ne kete rruge te rrezikeshme, pikerisht per te vene ne jete vizionet e asaj platforme Vuciciane, qe ne menyre paradoksale po mbahet “top sekret”, ndersa serviret nje material 9 pikash kamuflues.
Ky takim, qe do te shenonte nje zhvillim negativ ne terresi per Rajonin, aktualisht ka dhe nje aresye me shume per tu ndalur, deklaraten millosheviciane te Vucic ndaj masakres se Recakut.