Rama ka rikthyer në qeveri një prej beniaminëve më të dashur të tij, një prej besnikë më të devotshëm të tij, Arben Ahmetajt.
‘Larja e duarve’ që Rama tentoi t’i bëjë para një viti, nuk zgjati më shumë se kaq. Nga një ushtar i tillë që mund të bëjë çdo gjë për të të shpëtuar nuk mund të heqësh dorë kaq kollaj.
Pas e pati për disa vite në miliardat e buxhetit të shtetit, pasi ishte ministri më i fuqishëm i Qeverisë, Rama i kep dorë të lirë atë që pëlqen të vetëquhet ‘tigri’ në të tjera miliarda, tek ato që mëtohen të përdoren për rindërtimin.
Tashmë i takon Ahmetajt me formim bazë “mësues anglishteje” dhe që meritën e vetme që ka është vënia e Shqipërisë në dorë të oligarkëve si ‘mjeshtër’ i PPP-ve, që të plotësojë pritshmëritë e Ramës.
Kryetari i bandës në qeverisje vendosi që t’i varë mëlçitë ujkut në qafë, ujku ka vetëm një detyrë: Të mos i hajë mëlçitë vetëm, pjesën e luanit e do vetë ai, Rama. Ahmetaj është gatitu në shërbim të ‘misionit’