Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për Aurelin dhe Alesion dy fëmijët, që i shpëtuan tërmetit të 26-nëntorit duke u hedhur nga apartamentet e tyre në Thumanë. Sot ata kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit që ndryshoi jetën e tyre. Dy djemtë i ka shoqëruar kryeministri Edi Rama i cili i ka marrë me makinën e tij dhe më pas i ka çuar në shkollën ‘Ahmet Zogu’ në Kamëz.
***
Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, nëpërmjet një postimi në rrjet shprehet se kur historia nuk lexohet, përsëritet. “Osmanët pasi masakronin të rriturit, merrnin fëmijët për jeniçer që ti përdornin për masakra të tjera pas shkollimit në Turqi. Sulltani Rexhep na ka deleguar me këtë mision Pashain Edi, por a do të kthehen në origjinë këta fëmijë? Ti themi jo çdo lloj forme që do të na kthejë familjarët në jeniçer të korrupsionit.”-shkruan Zagani
Postimi i plotë i Dritan Zaganit
Historia kur nuk lexohet perseritet!
Osmanet pasi masakronin te rriturit merrnin femijet per jeniçer qe ti perdornin per masakra te tjera pas shkollimit ne Turqi.
Sulltani Rexhep na ka deleguar me kete misjon Pashain Edi, por a do te kthehen ne origjine keta femij?!
A do ti ngjajne Gjergjit e te kthehen ne Skenderbe pasi te kuptojne se muskuli me i fuqishem i njeriut eshte mendja e jo topi i futbollit qe i jepet per te fuqizuar kembet e pasi te nisin vrapin me top te vrapojne nga syte kembet si te gjith ne ne keto 30 vite ,apo do te kerkojne e te vene drejtesi ndaj atyre qe i mohuan dashurine prinderore!
Une kam bindjen se ata femije te rritur ne fushat e Krujes do te kerkojne drejtesi por punen duhet ta kryejme ne per ta, te gjith ne, jashte dhe brenda Shqiprise, ne te gjithve na jane mohuar te drejta por shumices sone nuk i eshte keputur ende e drejta e dashurise familjare sepse eshte ajo qe gjeneron AtDhe dashurine.
Ti themi jo çdo lloj forme qe do te na ktheje familjaret ne jeniçer te korrupsionit.