Teliti: Rama bën show me fatorino autobusi, paratë për njerëzit në nevojë i shpërndan me oligarkët

Hënë, 16 December 2019 16:40

I ftuar në Syri Tv, shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, e ka cilësuar gjendjen në zonat e prekura nga tërmeti, pothuajse katastrofike.

Teliti bën me faj për këtë situatë, kryeministrin Rama që sipas tij bën shoë me banorët që janë në hall dhe në krahun tjetër paratë që duhet tua çonte atyre për të zgjdhur hallin, i shpërndan me oligarkët.

 ‘Kjo situatë do e dëmtojë ekonominë shqiptare në një masë të tillë që do të jetë e vështirë për tu rikuperuar në një kohë të shpejtë.

Ne e kemi dhënë zgjidhjen tonë.  Qeveria po na ofron një shoë ku kemi parë Ramën që bën fatorinon e linjës Durrës-Plazh duke shpërndarë njerëzit se ku duhet të shkojnë. Kjo nuk është detyrë e Ramës kjo është, as e ministrave, kjo është detyrë e punonjësve të Bashkisë. Kurse Rama shkon dhe bën batutaxhiun ndërkohë që njerëzit kanë humbur 30 vite kursime të jetës.

Ndërkohë që kryeministri shkon atje për të bërë humor dhe kujton se duke bërë fatorinon e autobusit kujton se do ia hedhë situatës.

Kur kryeministri ka detyra shumë më të rëndësishme në këtë moment. Por kur ke një fatkeqësi rajonale duhet të ishte në krye të punës që ne konstatojmë se ka dështuar në këtë aspekt.

Rama mendon akoma për 12 oligarkët e tij.

Ku vlera e këtyre PPP-ve shkon në 2.2 miliard euro, ku do kishin mbetur ende para për të filluar jetën dhe me standarde me eurokode.

Kurse ky vazhdon të mbrojë oborrin e vetë, ndërkohë që dhjetra mijëra qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë në pikë të hallit, dhe ku bomba sociale do të vazhdojë të thellohet.’

Teliti foli po ashtu edhe për krizën ekonomike që po përjetojnë bizneset në zonat e prekura nga tërmeti.

‘Fjalët që thonë bizneset është që banorët nuk kanë të blejnë. Disa  thonë se dua të mbyllim biznesin tonë se po jetojmë në zona të vdekura. Nuk ka ardhur të na shikojë dikush.

Ka një braktisje stotale. Në ditët e para njerëzit kanë shpresë, por tani kanë humbur shpresën.

Në Durrës ka prezencë të njerëzve 3 herë më pak se përpara tërmetit dhe kjo përkthehet në mungesë konsumi’-tha Teliti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...