Nesër protesta e gazetarëve, Kryemadhi: Keni mbështetjen tonë totale, Rama do ta humbasë këtë betejë

Tuesday, 17 December 2019 12:38

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do ta humbasë betejën me gazetarët dhe të vërtetën, referuar paketës anti-shpifje.

Në një dalje për media, kryetarja e LSI deklaroi se ajo dhe partia e saj ofrojnë mbështetje totale për të gjithë ata që luftojnë për lirinë e shprehjes. Kujtojmë që ditën e nesërme, gazetarët shqiptarë do të zhvillojnë një protestë para Parlamentit, në orën 09:30, kundër paketës anti-shpifje.

“Sot të gjithë shqiptarët janë bashkë, pasi çdo e vërtetë që del tashmë sheshit tregon qartë pse shqiptarët braktisin vendin e tyre dhe pse Edi Rama me oligarkët s’kanë të ngopur me paratë e shqiptarëve.

Mbështetja jonë është totale për të gjithë ata që luftojnë për lirinë e shprehjes. Kjo është një betejë e humbur e Ramës, si çdo betejë që është humbur para së vërtetës. Asnjë kompromis nuk ka dhe nuk do të ketë në këtë princip të shenjtë, që bën dallimin mes njerëzve dhe skllevërve”, tha Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Kryemadhit:
Mirëdita!
Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të shpreh qëndrimin edhe njëherë të qartë për sa i përket paketës anti shprehje që Edi Rama ka çuar në Parlament. Liria e shprehjes dhe demokracia në Shqipëri sot gjenden në buzë të greminës. Edi Rama kërkon që të jetë e vetmja gojë që flet në Shqipëri. Ai tashmë i ka shpallur luftë çdo të vërtete, ngado që vjen ajo, nga goja e një qytetari, nga një media apo nga një politikan. I gjithë opinioni ndërkombëtar tashmë është shprehur qartë, OSBE dhe Këshilli i Europës.

Pra nga një paketë anti shpifje e cila trumbetohet nga Edi Rama dhe falangat e tij, nuk mbetet gjë tjetër veçse të cilësohet si paketa anti shprehje.
Edi Rama dënon çdo qytetar që kërkon të informohet nëse banesa e tij është e qëndrueshme apo e pa qëndrueshme pas tërmetit. Edi Rama dënon dhe arreston çdo qytetare që kërkon të informohet për sigurinë e jetës së saj. Edi Rama kërkon të dënojë dhe të arrestojë çdo portal dhe drejtues portali nëse denoncon korrupsionin, grabitjen apo mashtrimet e tij. Edi Rama kërcënon dhe kërkon të dënojë e arrestojë çdo politikan që denoncon korrupsionin dhe trafikun e tij.

Edi Rama tashmë është vendosur haptazi kundër Europës. Ai tashmë po kundërshton dhe është në kundërshtim flagrant me direktivën evropiane për lirinë dhe rregullimin e mediave. Ky është një fakt tjetër i pakundërshtueshëm që tregon se axhenda e Edi Ramës është prej kohësh një axhendë anti-europiane dhe anti-shqiptare. Sot të gjithë shqiptarët që Edi Rama kërkon tu rrëmbejë lirinë e shprehjes, janë të gjithë së bashku, pasi gjithsecili ka se çfarë të thotë për këtë qeverisje të kriminalizuar dhe të korruptuar, pasi çdo e vërtetë që del sheshit, tregon qartë se përse shqiptarët braktisin Shqi8përinë e tyre dhe se përse Shqipëria është në një mjerim ekonomik. Se përse Edi Rama dhe oligarkët e tij s’kanë të ngopur me paratë e shqiptarëve.

Mbështetja jonë është totale, qoftë për njerëzit e mediave, qoftë për përfaqësuesit e saj dhe për këdo që lufton për lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes është ajo që bën ndarjen e demokracisë nga diktatura dhe kjo është një betejë e humbur e Edi Ramës, si çdo betejë që është e humbur përpara së vërtetës. Asnjë kompromis nuk ka dhe nuk do të ketë në këtë princip të shenjtë që bën ndryshimin midis njerëzve të lirë dhe skllevërve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...