Paketa anti-shpifje/ Ambasadori rilindas i OSBE ndan përgjegjësinë me Ramën

Tuesday, 17 December 2019 20:04

Në kulmin e kritikave dhe kundërshtive për ligjin e anti-shpifjes, që sipas Kryeministrit Edi Rama, do të miratohet që nesër nga Kuvendi, ka reaguar Prezenca e OSBE në Tiranë, e cila në shumicën e rasteve është një çertifikuese e politikave të Qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, OSBE thotë se ka punuar me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar disa pika në projekt-ligj që cënojnë lirinë e medias.

“Janë bërë përmirësime në krahasim me projekt-ligjet e mëparshme”, thuhet në reagimin e OSBE-së ndër të tjera.

E drejta e përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar. Atributet e Autoritetit të komunikimeve Elektronike dhe postare janë eleminuar”, janë dy nga ndryshimet në projektligj.

Ndërkohë OSBE, bën me dije se puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Edhe në këtë rast, Prezenca e OSBE-së e drejtuar nga Ambasadori Bernd Borchardt nuk ka zhgënjyer Ramën.

Ndërsa nga BE dhe KiE janë dhënë paralajmërime të qarta nëse miratohet paketa anti-shpifje, zyra e Borchardt në Tiranë flet për një draft të përmirësuar.

Pak orë para se Borchardt të jepte njoftimin zyrtar në emër të Prezencës së OSBE në Tiranë, Komisioni Europian deklaronte zyrtarisht për mediat shqiptare se “Komisionet përkatëse në Parlament mbrëmë kanë miratuar një draft të rishikuar të paketës. Sidoqoftë, ky draft nuk merr përsipër disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu na shqetëson akoma.

Eshtë e rëndësishme që të gjitha ato rekomandime – të përsëritura sot nga Komisioneria i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren në konsideratë të duhur para miratimit përfundimtar të ligjit”.

Në një situatë të tillë, duket sikur Rama ka bashkëpunuar vetëm me Borchardt për hartimin e një drafti, ose ndryshimet në të, duke lënë jashtë loje të gjithë ata që i konsideron “aleatë” apo “partnerë”.

As më shumë e as më pak sot Borchardt u shfaq si një “zjarrfikës” për Edi Ramën, ndaj të cilit brenda pak orësh pati sinjale të qarta qoftë nga Komisioni Europian, ashtu edhe nga Këshilli i Europës, nga eurodeputetë dhe organizata ndërkombëtarë që mbrojnë lirinë e mediave.

Është i njëjti ambasador që në kulmin e protestave të opozitës apo qytetarëve, nuk shikonte dhunën e strukturave të shtetit ndaj protestuesve, por fajësonte protestuesit pse kishin shkelur barin.

Është i njëjti ambasador që i tregonte gishtin e mesit një grupi protestuesish të Astir, shumica vajza e gra, veprim ky që detyroi Presidentin që t’a shpallë të padëshirueshëm, të paktën në godinën e Presidencës.

Sot ai mori përsipër të ndajë përgjegjësinë me Edi Ramën, duke pohuar se draftin e kanë përmirësuar bashkarisht. Ndoshta ky është shërbimi i fundit i ambasadorit të OSBE-së, që është kthyer në një diplomat të Rilindjes, shumë më i zellshëm se ata që emërohen me firmë të ministrit të Jashtëm shqiptar. /Boldnews.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...