Paketa e censurës/ Nis protesta e gazetarëve para Kuvendit: Nuk e njohim si ligj edhe nëse ka koston e burgosjes

E mërkurë, 18 December 2019 10:08

Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para Kuvendit të Republikës për të protestuar kundra paketës ligjore të censurës së medias nga qeveria, e cila pritet të miratohet në seancën e sotme plenare që fillon në orën 10:00.

Kjo paketë ligjore është kundërshtuar fort nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit. Po ashtu është kritikuar dhe nga Këshilli i Evropës dhe organizatat ndërkombëtare të medias të cilët e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë dhe ju kanë bërë thirrje dhe deputetëve të mos e votojnë.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa për mediat deklaroi se nëse ku projketligj miratohet ata do t’i bëjnë kërkesë presidentit të Republikës të mos e dekretojë. Ndërsa gazetari Enton Abilekaj deklaroi se nuk do e njohim kurrë këtë ligj edhe nëse ka koston e burgosjes së gazetarëve. “Fati i diktatorit dihet. Nëse Rama ka zgjudhur të jetë një diktator t’a çojë deri në fund” -deklaroi Abilekaj.

 

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

E propozuar nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama kjo paketë ligjore parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...